Categories: Lajme

Temperatura përvëluese, vjen në valë tjetër e të nxehtit afrikan, ja sa pritet të zgjasë

Për javën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ndërsa pritet një tjetër valë të të nxehtit. Kjo situatë vjen përsëri si pasojë e masave ajrore të nxehta me origjinë afrikane.

Megjithatë ndryshe nga sa kaluam në javët e para të Korrikut kjo valë e të nxehtit vjen më e “zbutur” dhe zgjatë vetëm pak ditë me temperatura relativisht të larta. Në këtë mënyrë vetëm për ditën e Hënë dhe atë të Martë (duke mos përjashtuar këtu ditën e Premte) pritet që temperaturat në vlerat e mesditës të kapin vlera 39-40 grad celcius, ndërsa më pas për ditët e tjera temperaturat mbeten në vlera të larta por janë vlera që përfshihen në mesataren klimatike mujore për vendin tonë.

Nga sa kuptohet dhe më lartë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin për të gjitha ditët dhe orë të plota me diell.

Për të gjithë pushuesit pranë bregdetit (dhe jo vetëm) problematike për ditën e Hënë dhe atë të Martë do të jetë era e cila do të fryjë relativisht intensive (dhe lokalisht intensive) me drejtim nga kudrati i veriut dhe shpejtësi mesatare deri në 8-10 m/s. Megjithatë, nga dita e Mërkurë dhe më pas intesiteti i erës bie me shpejtësi mesatare 1-5 m/s dhe drejtim kryesor përsëri nga kuadrati i veriut.

editorshqiplajme

Recent Posts

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

21 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

22 hours ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

23 hours ago

Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…

2 days ago

E shtuna verë, e diela dimër! Keni plane për fundjavën?

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…

3 days ago

Shpërthim në një pikë karburanti, 10 të vd*kur, mes tyre 2 fëmijë

Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…

3 days ago