Tërmet i fortë, shkundet Shqipëria, sizmologu: Ja qytetet me rrezik (HARTA)
Një tërmet i fortë ka tronditur vendin tonë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës (24 korrik).
Raportohet se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.6 të shkallë rihter.
Epiqendra ka qenë në detin Adriatik 48 kilometër nga Tirana dhe 35 km nga Durrësi dhe ka pasur një thellësi 6.5 km.
Tërmeti është ndjerë dhe në zona të tjera si Lezhë, Laç apo Fushë Krujë, ndërsa ka shkaktuar panik te banorët kryesisht në zonat afër epiqendrës ku edhe lëkundjet janë ndjerë më shumë.