Tërmet në vendin tonë, ja epiqendra

Mesditën e sotme, janë ndjerë lëkundje tërmeti në qytetin e Pogradecit, ku kanë sjellë panik tek banorët

Tërmeti me magnitudë 3.5 ballë, kishte si epiqendër Maqedoninë e Veriut, 6 kilometra nga qyteti i Ohrit.

Por lëkundjet janë ndjerë edhe në Pogradec, ndërsa thellësia e tërmetit ka qenë 10 kilometra.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes