Tërmeti me magnitudë 4.7 ballë ‘shkund’ vendin me mijëra shqiptarë, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti me magnitudë 4.7 ballë ‘shkund’ këtë vend, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur pasditen e së hënës në Çanakale të Turqisë, i cili është ndjerë edhe në Lesvos, veçanërisht në pjesën veriore të ishullit.

Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Ezine dhe thellësia fokale ishte 10 kilometra.

Tërmeti është ndjerë edhe në Stamboll dhe krahinat përreth. Observatori Kandilli bëri të ditur magnitudën e tërmetit në 4.9 Rihter.

Në të njëjtën zonë, rreth orës 4 të mëngjesit të së hënës, i ka paraprirë një tjetër tërmet me intensitet 3.3 të shkallës Rihter.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes