Tragjedi në vend! E zuri poshtë porta e hekurit, vd*s 3-vjeçari

Një fëmijë 3 vjeçar ka vdekur në Rahovec pasi i ka rënë dera e hekurta të oborrit. Në raportin 24-orësh thuhet se dera e hekurt ishte e mbështetur te muri, është rrëzuar dhe e ka goditur fëmijën.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM – Rahovec / 14.07.2024-20:05. Në emergjencën e Spitalit Rajonal Gjakovë nga prindi është sjellur një fëmijë – viktimë mashkull kosovar i moshës tre vjeçar me lëndime të rënda trupore, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Dyshohet se aksidentalisht një derë e hekurt e mbështetur nga muri është rrëzuar dhe ka goditur viktimën. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes