Turistja i dhuroi picë të pastrehut, nuk ia kishte idenë se kush ishte ai

Një grua nga Franca, Karine Gombeau, ishte në Nju Jork për pushim kur ngatërroi aktorin amerikan Richard Gere me një të pastrehë.
Duke mos e njohur atë, ajo i ofroi atij një copë picë. Ajo ishte duke ecur në qytet me partnerin e saj dhe djalin 15 vjeç kur pa një burrë duke gërmuar në mbeturina.

Ai dukej sikur ishte i pastrehë. E prekur nga ajo çfarë po shihte, ajo shkoi dhe i ofroi atij picën që i kishte mbetur nga një restorant ku kishte qenë, transmeton Gazeta Express.

‘Ai pyeti, “çfarë ka në qese?” unë provova t’i përgjigjem në anglisht, por përfundova duke folur gjysmën e fjalëve frëngjisht. Unë i thash: “më fal, por pica është e ftohtë”. Ai u përgjigj, “faleminderit shumë, Zoti të bekoftë”, kujton Gombeau.

Karine nuk ia kishte idenë se kë kishte takuar në rrugët e Nju Jorkut deri pas dy ditësh, kur një punëtor i hotelit ku po qëndronte familja e saj u tregoi atyre një foto në një gazetë, ku ajo shihej duke qëndruar afër Ger

Doli se gruaja franceze ishte futur aksidentalisht në setin e filmit “Time out of Mind”, në të cilin Gere luan një nga rolet kryesore.

Por për Richard Gere dhe anëtarët e tjerë të ekipit të filmit, ky moment do të qëndrojë gjithmonë me ta si një ilustrim i përsosur i mirësisë së thjeshtë njerëzore.

/ts

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes