Vjen lajmi i mire! Sinoptikanja: Tregon diten kur do te ulen temperaturat

Anticikloni afrikan i konsoliduar në gjerësitë gjeografike të Mesdheut, do ndikojë në rritjen e temperaturave në territorin e Shqipërisë të pakten deri ditën e premte. Pas ditës së premte priten ulje të temperaturave..

Në vendin tonë moti do të jetë me diell në bregdet, në verilindje do të kemi vranësira dhe reshje lokale. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore 20/40°C

– Zonat e ulëta 23/42°C

– Zonat bregdetare 26/39°C

Kosova për dt. 16 korrik 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 20°C–22°C në mëngjes deri në 36°C –39°C gradë Celsius në mesditë.

E Enjte 18 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe mejgull në bregdet, në verilindje do të kemi reshje lokale. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7-15m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore 22/42°C

– Zonat e ulëta 24/43°C

– Zonat bregdetare 28/39°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes