Month: August 2024

  • F*rri në tokë! Keni bërë plane për pushime? Meteorologët paralajmërojnë, ja si do të nisë shtatori

    F*rri në tokë! Keni bërë plane për pushime? Meteorologët paralajmërojnë, ja si do të nisë shtatori

    Muaji gusht mbyllet me temperatura të larta dhe shtatori nis po ashtu me mot perfekt për pushuesit që sapo e kanë nisur plazhin.

    Megjithatë, nuk do të mungojnë as vranësira të cilat shtohen kryesisht në gjysmën e dytë të ditës së sotme.

    Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, e diela e 1 shtatorit do të ketë kushte edhe më të mira moti, me temperatura ideale për të gjithë ata që duan të shijojnë bregdetin, pasi termometri do të ngjitet në 36 gradë.

    Nga parashikimet e meteorologëve 10 ditëshi i parë i muajit shtator do jetë me mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta.

  • Fundjavë përvëluese, sinoptikani tregon çfarë na pret në vijim: 10 ditëshi i parë i muajit shtator pritet..

    Fundjavë përvëluese, sinoptikani tregon çfarë na pret në vijim: 10 ditëshi i parë i muajit shtator pritet..

    Kjo fundjavë e fundit e muajit gusht, do të mbyllet me temperatura të larta, por edhe me vranësira të cilat shtohen kryesisht në gjysmë e dytë të ditës.

    Të dielën e 1 shtatorit, koha sipas parashikimeve të sinoptikanëve do të ketë kushte edhe më të mira moti,

    për të gjithë ata që duan të shijojnë bregdetin.

    Sipas parashikimeve të meteorologëve 10 ditëshi i parë i muajit shtator do jetë me mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta.

  • Euro në rënie te frikshme/ Monedha europiane preku nivelin më të ulët të këmbimit ndër vite

    Euro në rënie te frikshme/ Monedha europiane preku nivelin më të ulët të këmbimit ndër vite

    Monedha europiane shënoi nivelin më të ulët historik të regjistruar gjatë muajit gusht. Nga të dhënat në kursin e këmbimit euro humbi 0.49% pikë kundrejt lekut gjatë muajit gusht. Në bazë të dhënave të Bankës së Shqipërisë euro e mbylli muajin në vlerën e 99.65 lekëve.

    Nëse bëjmë një krahasim të kursit të këmbimit euro-lek për pjesën e parë të vitit rezulton se monedha europiane është zhvlerësuar ndaj lekut shqiptar me mbi 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Agjentët e kursit të këmbimit presin që monedha europiane të qëndroj rreth këtij niveli duke përcaktuar një normalitet të ri. Kjo e nxitur nga flukset turistike në vend si dhe prurjet nga remitancat. Po ashtu të tjerë faktor që kanë ndikuar në shtimin e valutës në treg janë edhe investimet e huaja dhe shitja e pasurive të paluajtshme.

    Për të mbajtur të stabilizuar kursin e kembimit euro –lek Banka e Shqipërisë rriti sasinë e eurove që do të blejë në treg për arsye të rritjes së rezervës.Për këtë vit parashikohet që nga tregu të tërhiqet 250-330 milionë euro.

    Pertej euros edhe dollari amerikan ka regjistruar nivele shumë të ulëta përballë lekut shqiptar duke u këmbyer me 89 lekë niveli më i ulët i shënuar në 16 vitet e fundit.

  • AKSIDENT TRAGJIK NË VENDIN ME MIJËRA SHQIPTARË, HUMBIN JETËN DY TË RINJ

    AKSIDENT TRAGJIK NË VENDIN ME MIJËRA SHQIPTARË, HUMBIN JETËN DY TË RINJ

    Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Lampsakou në Chalkida, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

    Mediat helene raportojnë se si pasojë e përplasjes së një kamioni dhe një makine, kanë humbur jetën dy të rinj të moshës 20 dhe 22 vjeç,

    ndërsa dy te tjerë janë dërguar në Spitalin e Kalkidës me ambulancën e EKAV.

    Për shkak të aksidentit, rruga është mbyllur.

  • Tragjedi e madhe/ Rrëzohet helikopteri, raportohet për 4 vik*ima

    Tragjedi e madhe/ Rrëzohet helikopteri, raportohet për 4 vik*ima

    Të paktën 4 persona humbën jetën dhe një i pestë është shpallur i humbur pas rrëzimit të një helikopteri që po kthehej nga një mision për shuarjen e zjarreve.

    Helikopteri ra në lumin Douro në veri të Portugalisë, teksa piloti u shpëtua nga një varkë që po lundronte pranë dhe u dërgua në spital. Përveç pilotit në helikopter po udhëtonin dhe 5 specialistë nga ekipi i emergjencave.

    Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa vijojnë hetimet për gjetjen e personit të fundit të zhdukur. Kryeministri Luis Montenegro udhëtoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe mësohet se e shtuna është shpallur ditë zie në Portugali.

  • “Engjëll me sytë e bukur”/ Ndahet nga jeta në lule të rinisë infermierja, mesazhi drithërues i kolegëve

    “Engjëll me sytë e bukur”/ Ndahet nga jeta në lule të rinisë infermierja, mesazhi drithërues i kolegëve

    Një infermiere e Spitalit Rajonal të Beratit është ndarë nga jeta në moshë të re. Anxhela Isufaj, 31 vjeçe, me profesion infermiere në këtë spital ka ndërruar jetë pasi prej një kohe të gjatë vuante nga një sëmundje e rëndë.

    Janë kolegët e saj ata të cilët me hidhërim kanë ndarë lajmin e trishtë, duke u shprehur se Anxhela “ishte njëra prej infermiereve më të mira dhe shembullore të Shërbimit të Obstetik-Gjinekologjisë në spitalin rajonal të Beratit”.

    Ikja e beftë e Anxhelës në moshë fare të re ka tronditur bluzat e bardha në tërësi dhe kolegët e bashkëpunëtorët në veçanti. “Ikja e saj lë pas gjithë respektin dhe dashurinë per kolegët e saj dhe gjithe stafin e Spitalit Berat. U prehsh në paqe ????Angel ???? me sytë e bukur! Do të kujtohesh gjithmonë me respekt dhe dashuri”, thuhet në mesazhin e kolegëve të Anxhelës, në Spitalin Rajonal të Beratit.

    Sot u nda nga jeta në mënyr të parakohshme infermierja jonë e dashur Anxhela Isufaj.
    Ajo ishte njera prej nfermiereve më të mira dhe shembullore të Sherbimit të Obstetrik-Gjinekologjisë, por qe fati e deshi te largohej ne mënyrë te trishte dhe ne moshë fare të re. Ikja e saj lë pas gjithë respektin dhe dashurinë per kolegët e saj dhe gjithe stafin e Spitalit Berat.
    U prehsh në paqe ????Angel ???? me sytë e bukur!!!
    Do të kujtohesh gjithmonë me respekt dhe dashuri ????.

    Një reagim në rrjetet sociale ka ardhur edhe nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë.

  • Tërmet në vendin me mijëra shqiptarë/ Lëkundje të forta dhe zhurmë frikësuese

    Tërmet në vendin me mijëra shqiptarë/ Lëkundje të forta dhe zhurmë frikësuese

    Mbrëmjen e sotme, një tërmet me magnitudë 3.5 ka goditur jugun e Italisë, me epiqendër 10 kilometra nga Napoli dhe thellësi fokale vetëm 2 kilometra. Megjithëse magnituda e tërmetit ishte relativisht e ulët, lëkundjet janë ndier fort për shkak të thellësisë së vogël.

    Në disa zona të Napolit dhe rrethinat përreth, si Pianura, Bagnoli dhe Fuorigrotta, qytetarët janë shqetësuar jo vetëm nga lëkundjet, por edhe nga një zhurmë e fortë që kishte ndodhur para tërmetit. Ky zhurmë ka shkaktuar që shumë banorë të dalin në rrugë në panik.

    Për fat të mirë, nuk janë raportuar të lënduar ose dëme materiale nga ky tërmet. Para lëkundjeve, është regjistruar një tërmet me magnitudë 1.3 dhe, pas tërmetit kryesor, ka pasur edhe një lëkundje tjetër me magnitudë më të vogël.

  • ‘Çmendet’ moti në vendin me mijëra shqiptarë/ Reshjet e dendura të shiut ‘bëjnë kërdinë’,eksperti paralajmëron stuhi edhe gjatë fundjavës

    ‘Çmendet’ moti në vendin me mijëra shqiptarë/ Reshjet e dendura të shiut ‘bëjnë kërdinë’,eksperti paralajmëron stuhi edhe gjatë fundjavës

    Greqia është përfshirë nga moti i keq. Pothuajse në të gjithë vendin janë evidentuar probleme të përmbytjes së rrugëve.

    Ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë në zonat më problematike.

    Si pasojë e motit të keq ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

    Ndërsa është shkaktuar kaos në infrastrukturë për shkak edhe të bllokimit të semaforëve.

  • Tragjedi në vendin me mijëra shqiptarë/ Dy të vd*kur dhe dy të pl*gosur nga përplasja e një makine me një kamion

    Tragjedi në vendin me mijëra shqiptarë/ Dy të vd*kur dhe dy të pl*gosur nga përplasja e një makine me një kamion

    Aksidenti i trafikut ka ndodhur pak pas semaforit të Lampsakou në Chalkida

    Një tjetër tragjedi ka ndodhur në asfaltin e Evias pas një aksidenti trafiku të ndodhur pasditen e së premtes ku humbën jetën dy fëmijë të vegjël. Aksidenti i trafikut ka ndodhur pak pas semaforëve të Lampsakou në Chalkida, kur makina – në rrethana të panjohura deri më tani – është përplasur kokë më kokë me një kamion.

    Sipas evima.gr , dy të rinj të moshës 20 deri në 22 vjeç kanë humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, të cilët janë dërguar në Spitalin e Kalkidës me ambulancën e EKAV.

    Për shkak të aksidentit, rruga është mbyllur.

  • Po bënin s**s në makinë, çiftit i ndodh e papritura e madhe

    Po bënin s**s në makinë, çiftit i ndodh e papritura e madhe

    Një çift që po kryenin marrëdhënie seksuale në një makinë “Range Rover” gjatë natës, kanë përfunduar në lumë. Makina filloi të ecte ndërkohë që çifti ishte në sediljen e pasme.

    Ngjarja ka ndodhur në lumin në Fairmount Park rreth orës 4:15 të mëngjesit të së mërkurës, këmba e njërit prej tyre shtypi frenat e dorës dhe makina filloi të ecte, sipas policisë.

    Pak çaste më vonë, Range Rover u rrëzua dhe u fundos në ujë, rreth dy milje nga Bashkia e Filadelfias. Çifti i paidentifikuar u hodh nga fuoristrada para se automjeti të binte ujë. Asnjëri prej tyre nuk u lëndua gjatë incidentit.

    Nga fotot e publikuara makina ishte fundosur e gjitha në ujë.