Aksident i tm*rrshëm në vendin me mijëra shqiptarë/ Autobusi përplaset me shtyllën e betonit, 9 të vd*kur e 26 të pl*gosur

Një aksident trafiku i rëndë ka ndodhur pranë distriktit Polatlı të Ankarasë të premten në mëngjes, kur një autobus pasagjerësh ka ngecur në këmbët e urës.

Guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin, i cili bëri një deklaratë për kanalin CNN TÜRK në lidhje me aksidentin, tha se sipas të dhënave fillestare, 9 persona kanë humbur jetën dhe 26 janë lënduar. Ai tha se mes pasagjerëve të vdekur ishte edhe shoferi i autobusit

Lidhur me shkakun e aksidentit, guvernatori Şahin tha se “Nuk ka shenja frenash, sipas vlerësimeve fillestare mund të ketë qenë pasojë e gjumit të drejtuesit të mjetit”. Ai tha se informacioni për shkakun e vërtetë të aksidentit do të ndahet “në orët në vijim”.

Në aksidentin e ndodhur në fshatin Olukpınar në rrugën Ankara-Eskişehir, u tha se autobusi i pasagjerëve doli jashtë kontrollit dhe goditi barrierat dhe më pas murin e mbikalimit./Euronews/

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes