AKSIDENT TRAGJIK NË VENDIN ME MIJËRA SHQIPTARË, HUMBIN JETËN DY TË RINJ

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Lampsakou në Chalkida, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Mediat helene raportojnë se si pasojë e përplasjes së një kamioni dhe një makine, kanë humbur jetën dy të rinj të moshës 20 dhe 22 vjeç,

ndërsa dy te tjerë janë dërguar në Spitalin e Kalkidës me ambulancën e EKAV.

Për shkak të aksidentit, rruga është mbyllur.