Aksidentohet autobusi në vendin me mijëra shqiptarë, humb jetën një person, 25 të tjerë mbetën të pl*gosur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe 25 të tjerë janë plagosur ka ndodhur në Itali. Aksidenti ka ndodhur në rrethana akoma të paqarta.

Dy prej të lënduarve, janë dërguar me helikopter në spital, për shkak të plagëve të rënda.

Autobusi u përplas në fillim të një parmakje në një autostradë jo shumë larg qytetit të Arezzo në Toskanë për arsye ende të paqarta, raportoi agjencia italiane e lajmeve Ansa.

Sipas presidentit të Toskanës, Eugenio Giani, pasagjerët në autobus ishin turistë kinezë. Në autobus ishin gjithsej 45 persona.

Ata ishin duke u nisur nga Roma në Firence.

Sipas autoriteteve, zjarrfikësit patën vështirësi të nxirrnin disa pasagjerë nga autobusi që ishte fiksuar në parmakë, por në fund arritën t’i largonin të gjithë.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes