Arlis Troplini është 18-vjeçari i cili humbi jetën pas një aksidenti në orët e para të mëngjesit të 22 gushtit.
Aksidenti ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës.
Policia njoftoi ditën e sotme, se i riu për shkak të plagëve të marra nuk mund t’ia dilte dhe ndërroi jetë në spital.
Behet me dije se 18-vjeçari është djali i biznesmenit nga Durrësi Fatos Troplini.
I riu vazhdonte studimet në një universitet privat në Tiranë, i cili ka ndarë edhe një mesazh ngushëllimi.
“Mesazh Ngushëllimi! Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e parakohshme të jetës të studentit tonë Arlis Troplini.
Ndarja nga jeta e Arlisit është një humbje e madhe për familjen e tij, shokët, miqtë dhe për të gjithë familjen e madhe të Universitetit Ëestern Balkans.
Arlisi la një dhimbje të madhe tek njerëzit e tij më të dashur. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e Arlisit.
Mendimet dhe lutjet tona janë me ju!”, thuhet në mesazhin e shperndare pas ngjarjes se rende.
Njoftimi i policise
“Më datë 22.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. T., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal. Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas”, thuhet në njoftimin e Policisë.