Roland Serjani, 34 vjeç, banues në Delvinë dhe baba i tre fëmijëve i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ai u gjet i varur në portën e Manastirit të fshatit Kostar, në Bashkinë Finiq.
Rreth orës 19:00, një banor i zonës vuri re trupin e pajetë të varur në derën e brendshme të oborrit të Manastirit dhe lajmëroi menjëherë Policinë.
Viktima kishte punuar më parë si efektiv i Policisë së Burgjeve në Sarandë dhe pas mbylljes së paraburgimit, ishte punësuar si shofer në një kompani private në Delvinë.
Kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota dhe motivet që mund ta kenë çuar të riun drejt këtij akti ekstrem