Iftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ishte Nuredini i cili kishte ardhur nga Brindisi i Italisë për të shprehur një shqetësim mbi faktin që nipi i tij 6-vjeçar nuk flet shqip.
Vajza e tij, Ada është e martuar me një italian, Robertin me të cilin ka një djalë, Mikelen. Mirëpo 6-vjeçarit Ada nuk i ka mësuar shqip dhe kjo e shqetëson Nuredinin.
“Djali kupton shqip por nuk e flet. Ai reagon po të flasësh keq për atë por nuk na e kthen në shqip por në italisht. Dëgjoj një ditë një zonjë në një supermarket që i fliste italisht fëmijës. E njihja atë zonjën sepse ishte nga fshatrat e Kavajës.
I thashë ‘me këtë italishten që flet ti, si mund t’i flasësh fëmijës? Fliti ore shqip! Kur do ta mësojë ky? Më tha që kështu jemi mësuar. I bëra një pyetje ‘ti si i shikon ëndrrat, në shqip apo në italisht’?
Pse ma bën këtë pyetje, më tha. Jo i thashë unë, sepse atëherë njeriu është pa ndienja. ‘Shqip i shikoj’ më tha. ‘Atëherë je shqiptare puro i thashë, andej nga Kavaja ndaj fliti fëmijës shqip”, u shpreh Nuredini.
Ada, vajza e Nuredinit erdhi në studio dhe kur mori mesazhin e të atit u shpreh se “djali di shqip por nuk flet sepse ka fr. ikë se ga. bon”. Nuredini i la afat deri në fund të vitit që Mikele të flasë shqip, përndryshe nuk jenë më të mirëpritur në shtëpinë e tij funjavave