Categories: Lajme

Çfarë pritet ditët e fundit të muajit gusht? Flet sinoptikania: Deri nga data 9 apo 10 shtator..

Tanja Porja, meteorologia e A2 CNN, bëri një parashikim të motit për këtë fundjavë, por edhe ditët e fundit të muajit gusht, në Ditarin e mesditës nga Denisa Pasholli.

“Vranësirat dhe reshjet e izoluara nuk do të mungojnë, por termometri do të shkojë në vlera të larta deri në 38 gradë celsius. Këto kushte do të vijojnë edhe gjatë së shtunës e të dielës, ndërsa qytetet më të nxehta do të jenë Elbasani, Berati, Gjirokastra dhe Shkodra. Në zonat malore termometri do të shënojë deri në 34 gradë celsius. Temperaturat e natës dhe të mëngjesit do të mbesin të larta”, parashikon meteorologia e A2 CNN Tanja Porja në Ditarin e mesditës.

Porja thekson se lagështia e ajrin i bën edhe më mbytëse këto ditë të fundit të gushtit. “Fakti që diferenca e maksimumit me minimumin e temperaturave është i ulët tregon se ka prezencë të shtuar të lagështisë në ajër, kjo e bën ajrin shumë mbytës, problematik. Megjithëse ka vranësira, në momentet kur dielli shfaqet është shumë e vështirë të ecësh në rrugë”.

Por si do të jenë ditët e fundit të gushtit dhe ato të para të shtatorit?

“Do të jetë një fundgushti i paqëndrueshëm me vranësira të izoluara. Por kjo situatë do të jetë edhe në ditët e para të shtatorit. Deri nga data 9 apo 10 shtator, ne presim të paktën 3 ditë me reshje, ku 2 prej të cilave do të përfshijnë të gjithë territorin. Dyshohet të ketë rrebeshe, e stuhi”, u shpreh Tanja Porja. /A2 CNN.

editorshqiplajme

Recent Posts

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

14 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

15 hours ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

16 hours ago

Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…

2 days ago

E shtuna verë, e diela dimër! Keni plane për fundjavën?

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…

3 days ago

Shpërthim në një pikë karburanti, 10 të vd*kur, mes tyre 2 fëmijë

Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…

3 days ago