Ritvan Zykaj, i njohur ndryshe me pseudonimin “monstra e Selenicës”, të cilin e “fitoi” kur vrau me breshëri kallashnikovi 8 të afërmit e tij por vuan dënimin në burg. Ndryshe nga të dënuarit e tjerë, Zykaj është harruar nga familja e tij, e cila nuk ka shkuar kurrë për ta takuar në ambientin e vu.aj.tjes së dënimit. I vetmi që e ka takuar një herë të vetme, ka qënë i vëllai.
Në ditët e para të burgosjes së tij, gard.ianët e burgut flisnin për sjellje të çuditshme të të riut, i cili kishte nisur të lexonte dhe libra…por mbrapsht. Pas një interesimi, burime për Gazeta Shqip bëjnë me dije se gjendja e tij nuk ka ndryshuar.
Gardianët thonë se Ritvani nuk ka asnjë ndryshim. Por tani nuk e refuzon më ushqimin, dhe nuk del rregullisht në ajrim. Tanimë ata dëshmojnë se i riu lexon libra fetarë. Por ka pasur edhe raste që zgjohet gjatë natës dhe flet me vete.
“Ka raste, kur gjatë natës ngrihet dhe flet me vete. Sjellja e Ritvanit nuk është shumë e çuditshme, edhe pse e kemi më shumë në vëm endje për shkak të llojit të krimit të kryer. Na ndodh shpesh që t’i blejmë ndonjë paketë cigare, sepse është i vetmi i bu.rg.osur që nuk ka asnjë vizitor, ose i japim ndonjë rrobë nga ato që në shtëpitë tona nuk i përdorim” – tregon gardiani