“Freskia dhe reshjet lokale deri…”/ Sinoptikani zbulon surprizat e motit: Ja kur rikthehen temperaturat përvëluese

Sinoptikanti Hakil Osmani tha se nga dita e enjte dhe e premte do të sjellin sërish rritje të temperaturave në një mesatare në 36 gradë celsius.

Osmani: Dita e sotme mbetet në mot të paqëndrueshëm dhe me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu. Reshjet do të jenë në zonën lindore jugore dhe qendrore.

Temperaturat e ajrit do të jenë më të ulta se ato që kemi përjetuar në ditët e gushtit. Maksimumi do të jenë në 32 gradë celsius. E mërkura do të sjellë përmirësimin e motit dhe rritje të temperaturave.

Dita e enjte dhe e premte do të sjellin sërish rritje të temperaturave në një mesatare në 36 gradë celsius. Nga e enjtja do të kemi kthjellime dhe mungesë reshjesh. Vija bregdetare do të ketë rritje temperaturash, por më e ndjeshme do të fillojë nga e enjtja, në rreth 5-6 ditë ku do të kemi temperatura të larta. I gjithë gushti parashikohet të mbyllet me temperatura të larta.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes