Gruaja lë derën e ballkonit hapur për fresk gjatë natës, komshiu i bën të paimagjinueshmen

Mund të cilësohet si një surprizë e kësaj vape.

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Palermo, Itali.

Një 27-vjeçare gjeti në mëngjes në krevatin e saj komshiun, i cili i kishte hyrë nga ballkoni në shtëpi.

Policia ka thënë se sipas deklaratës së saj, ajo e kishte lënë hapur derën e ballkonit për t’u freskuar.

Por, kur u zgjua në mëngjes, 27 – vjeçarja u habit kur gjeti në shtratin e saj komshiun e saj i cili po i prekte trupin.

Ajo tentoi ta largonte dhe më pas nisi të ulërinte.

36-vjeçari u ndalua nga policia ndërsa ajo ende nuk e ka marre veten nga ngjarja.