Categories: Lajme

Kthesë e madhe! Vranësira dhe reshje shiu? Si do të jetë moti gjatë fundjavës në territorin shqiptar

Meterologu Hakil Osmani ka zbuluar se kjo e premte do të mbetet me temperatura të larta, maksimume të cilat do të jenë në vlerën 40 gradë celcius në qytete si Elbasani, Berati dhe Shkodra. Përsa i përket kushteve atmosferike mbetemi në mbizotërimin e motit të qendrueshëm me intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të lehta të vranësirave në pjesën e dytë të ditës, por nuk priten reshje.

Por si do të jetë dita e shtunë?

Dita e shtunë do të sjelli rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet në rang territori të jenë në vlerën 37 gradë celcius. Për sa i përket kushteve atmosferike, dita e shtunë në pjesën e parë të ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të shpeshta të vranësirave të zonave lindore. Në pjesën e dytë të ditës, parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat lindore, duke bërë dhe që të krijohet mundësia për reshje të izoluara shiu.

Dita e diel:

Dita e diel, në pjesën e parë të ditës mot i qendrueshëm, në pjesën e dytë të ditës vranësira, në gjysmë lindore të territorit shqiptar do të kemi prezente reshjet e shiut, herë pas here në formën e rebesheve. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së diel: Vlerat minimale 16 gradë celcius në zonat malore, ndërsa maksimumet në vlerën 36 gradë.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut:

Ditën e sotme mbeten me temperatura të larta 37 gradë celcius në Kosovë. Ndërsa, në Maqedoninë e Veriut presim maksimumet në 40 gradë celcius në mesditë. Përsa i përket ditës së shtunë, kemi rënie të temperaturave të ajërit, duke bërë që maksimumet në Kosovë të jenë në vlerën 34 gradë celcius, ndërsa në Maqedoninë e Veriut në 37 gradë celcius.

Përsa i përket kushteve atmosferike, dita e shtunë do të jetë me mot të qendrueshëm gjatë paradites, ndërsa pasditja do të sjellë zhvillim të vranësirave. Reshjet do të jenë më të dukshme ditën e diel në orët e pasdites, ku do të përfshijë të gjithë territorin e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

editorshqiplajme

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

3 hours ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

5 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

7 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

7 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

8 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago