Categories: Lajme

Lajda Porja zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin gjatë fundjavës: Temperatura mbi 40 gradë Celsius..

Territori shqiptar gjatë kësaj jave do të jetë nën zotërimin e valëve të të nxehtit afrikan të cilët janë future që ditën e djeshme, duke bërë që termometri sot të ngjitet në vlerën 39 gradë Celsius në zonat e izoluara.

Megjithatë pasditja do të sjellë vranësira të shpeshta në territor, nuk do të mungojnë as reshjet e shiut, edhe pse të izoluara. Fundjava, e shtuna dhe e diela do të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe temperature deri në 40 gradë Celsius ditën e shtunë, dhe mbi 40 gradë ditën e diel.

Qarqet që do të regjistrojnë temperaturat më të larta do të jenë Shkodra, Elbasani, Gjirokastra dhe Berati.

Për sa i përket vijës bregdetare do të kemi temperature deri në 36 gradë apo 37 gradë Celsius. Ndërkohë zonat malore, Kukësi dhe Hasi do të regjistrojë 36 gradë Celsius dhe 33-34 gradë do të jenë temperaturat në zonën e juglindjes.

Për sa i përket motit në Republikën e Kosovës, moti do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Nuk do të mungojnë as momentet e pakta me reshje shiu. Fundjava do të sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike. Temperaturat do të arrijnë deri në 36 gradë Celsius.

Në Maqedoninë e Veriut, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta. E shtuna dhe e diela do të jetë me temperatura të larta. Shkupi do të regjistrojë temperatura deri në 40 gradë Celsius.

editorshqiplajme

Recent Posts

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

10 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

11 hours ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

12 hours ago

Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…

1 day ago

E shtuna verë, e diela dimër! Keni plane për fundjavën?

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…

2 days ago

Shpërthim në një pikë karburanti, 10 të vd*kur, mes tyre 2 fëmijë

Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…

2 days ago