Categories: Lajme

Shqipëria nën ndikimin e valës Sharon, Lajda Porja na tregon surprizat e motit për ditët në vazhdim

Edhe këtë javë, Shqipëria do të jetë nën ndikimin e valës Sharon. Meteorologia Lajda Porja thotë se java nis me temperatura deri në 40 gradë në disa qarqe të vendit, por pritet që të ketë një freskim të lehtë në ditët në vijim. E premtja sjell sërish aktivizim të të nxehtit, me temperatura deri në 40 gradë.

“Edhe gjatë kësaj jave, territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e valës Sharon, e cila ka përfshirë pjesën më të madhe të rajonit të Mesdheut, duke sjellë temperatura mjaft të larta. Sot Shqipëria do të regjistrojë në disa qarqe 40 gradë, ku më të larta do të jenë në qarkun e Shkodrës, Elbasanit, Berat dhe disa zona të izoluara të Gjirokastrës.

Sa i përket vijës bregdetare, që nga zona e Velipojës, që do të jetë edhe zona më e nxehtë, Durrësi deri poshtë në brigjet e Jonit, termometri do të regjistrojë 36 gradë. Ndërkohë presim temperatura afërsisht 38 gradënë kryeqytet. Zona më e nxehtë malore do të jetë verilindja, Kukësi dhe Hasi 36 gradë ndërkohë juglindja, në qarkun e Korçës, termometri do të ngjitet në 34 gradë. E marta dhe e mërkura sjell tërheqje të lehtë të valës, një freskim të lehtë me të paktën 1 ose dy gradë në disa zona. Megjithatë, mbetet termometri në 38 apo 39 gradë. E premtja të risjellë riaktivizim të valës deri në 40 gradë. Sa i përket motit, do të jetë i kthjellët dhe me vranësira të shpeshta. E marta, e mërkura dhe pjesërisht e e enjte të sjellë rebeshe të izoluara vetëm në zonat malore dhe kryesisht ato lindore.”, tha Porja.

Sa i përket rajonit, ajo shtoi:

“Tashmë kanë depërtuar masat e nxehta me origjinë afrikane edhe në vendet e rajonit, duke sjellë temperatura të larta në 36 apo 37 gradë në Kosovë. E marta, e mërkura dhe e enjtja do të kenë një freskim të lehtë, për t’u riaktivizuar sërish të premten, ku termometri do të ngjitet në 37 gradë në Prizren. MV aktualisht me temperatura të larta, ku në Shkup është regjistruar 40 gradë fundjava. Edhe sot, presim që termometri të ngjitet në 39. E marta, e mërkura dhe e enjta do të sjellë një freskim të lehtë dhe të premten do të kemi sërish temperatura mjaft të larta.”

editorshqiplajme

Recent Posts

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

14 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

15 hours ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

16 hours ago

Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…

2 days ago

E shtuna verë, e diela dimër! Keni plane për fundjavën?

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…

3 days ago

Shpërthim në një pikë karburanti, 10 të vd*kur, mes tyre 2 fëmijë

Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…

3 days ago