“Temperatura deri në 41 gradë” Rikthehet i nxehti afrikan, kulmi do të jetë ditën e..

Tre ditët e fundit të javës do rikthejnë të nxehtin afrikan në vend.

Sipas meteorologëve java do të mbyllet me temperatura mbi 40 gradë Celsius ndërsa edhe java e re do nisë me temperatura relativisht të larta.

“Në Berat, Elbasan, Shkodër, Gjirokastër, presim 40 -41 gradë …. Kulmon ditën e diel, e hëna rënie 0.5 – 1 gradë, por sërish nxehtë. Këto ditë problematike parashikohet të jetë era. Ata që do ti drejtohen plazheve duhet të bëjnë kujdes pasi intensiteti i saj do të sjell det të trazuar dhe me dallgë. Që sot pasdite, e premte, e shtune, e diele kujdes i larte në bregdet trazuar dhe dallgë”.

Nga e marta pritet një freskim i motit dhe 15 ditëshi i dytē i muajit do jetë më i freskët se fillimi.

“Pjesa e dytë e gushtit më e freskët se 15 diteshi i parë, dy dite do ngjitet 39 me pas rreth 34 -35 shtohet mundësia për rrebeshe”.

Sinoptikanët e konsiderojnë gushtin si një muaj të nxehtë por nuk i ngjason korrikut për temperaturat ekstreme që shënoi.