Categories: Lajme

Temperatura përvëluese/ Lajda Porja: Java mbetet nën ndikimin e valës së nxehtë, ja kur nis rënia e temperaturave

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Skype në News 24, sinoptikania e njohur Lajda Porja, foli për situatën e motit në vendin tonë.

Porja tha se temperaturat në bregdet do jenë 34-35 gradë celcius, ç`ka janë ideale për të bërë plazh.

Gjithashtu, ajo tha se java mbetet nën ndikimin e valës së nxehtë.

Sipas saj, në fundjavë e sidomos gjatë pjesës së dytë të gushtit, do të kemi rënie të lehtë të temperaturave.

Sinoptikania u shpreh se edhe fillimi i shtatorit do rezervojë kohë mjaft të mirë, që mund të jetë e volitshme edhe për plazh.

Lajda Porja, sinoptikane në Meteoalb: Sot presim temperatura 40 gradë në Shkodër, Elbasan dhe në Berat, ndërsa pjesa tjetër ka temperatura disa më të ulëta. Në bregdet temperaturat të mos jenë më tepër se 36 gradë celcius. Java mbetet nën ndikimin e valës së nxehtë. Në fundjavë do ketë rënie të lehtë të temperaturave. Temperatura e natës ka qenë e lartë, duke përjetuar “netë tropikale”.

Në pjesën e dytë të gushtit do të nisë rënia e temperaturave. Fundjava dhe pjesa tjetër e gushtit do ketë ditë që temperaturat do jenë edhe 35 gradë celcius.

Vija bregdetare do ketë temperatura ideale, me 34 ose 35 gradë celcius. Deti ka rrezik që të jetë me dallgë dhe kujdesi duhet të jetë i madh. Kjo do të sillte problematika dhe për zjarret, sepse era favorizon flakët. Parashikohet që edhe fillimi i shtatorit të ketë temperatura vere ta themi dhe mund të kemi plazh edhe në shtator. Rrebeshet e izoluara do zgjasin shumë pak në kohë dhe do jenë të pakta.

editorshqiplajme

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

1 hour ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

3 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

4 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

5 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

6 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago