Tragjedi e rëndë në familjes e këngëtares së njohur, humb nënën dhe motrën në të njëjtën ditë

Mariah Carey po përjeton një tragjedi të madhe familjare. Në të njëjtën ditë, fundjavën e kaluar, i vdiq edhe nëna dhe e motra e saj, Patricia dhe Alison.

Shkaqet e vdekjes së tyre nuk janë bërë të ditura, por këngëtarja 55-vjeçare shkruan: “ Zemra më është thyer sepse fundjavën e kaluar humba nënën time. Dhe fatkeqësisht, në një ironi tragjike të fatit, po atë ditë vdiq edhe motra ime. Unë e vlerësoj dashurinë dhe mbështetjen e të gjithëve dhe respektin tuaj për dëshirën time për të qëndruar jashtë vëmendjes gjatë kësaj kohe të vështirë.”

Ajo kishte një marrëdhënie të komplikuar me nënën dhe motrën, të cilën ajo e përshkroi në autobiografinë e saj, The Meaning of Mariah Carey. Për nënën e saj, në veçanti, ajo shkroi: “Udhëtimi im me të ishte plot kontradikta. Nuk ishte kurrë bardh e zi, por një ylber emocionesh. Marrëdhënia jonë ishte një varg i vështirë krenarie, dhimbjeje, turpi, mirënjohjeje, xhelozie, admirimi dhe zhgënjimi.”

Të paktën me nënën e saj, e cila ishte një këngëtare opere, ajo më në fund arriti të pajtohej, ato madje kënduan së bashku në vitin 2010, në një shfaqje televizive për Krishtlindje. Në një intervistë të mëparshme, Carey tha se ishte ajo që e inkurajoi të ndiqte ëndrrat e saj, por nuk e shtyu kurrë.