Tragjedi në vend! Fëmija 1-vjeç mbytet me ushqim! Detajet nga ngjarja e rëndë

Një foshnjë ka humbur jetën në fshatin Llakatund të Vlorës. Dyshohet se fëmija i moshës 1-vjeç është mbytur me ushqim.

Sipas uniformave blu, ngjarja dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht në banesë.

“Dyshohet se në fshatin Llakatundë, Vlorë, një fëmijë 1-vjeçar është mbytur aksidentalisht me ushqim, në banesë”, njoftoi policia.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin T. H., 52 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër. Punohet për kapjen e 52-vjeçarit, si dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Po ky Komisariat referoi në Prokurori për vlerësim 2 raste:

-pasi dyshohet se në fshatin Llakatundë, Vlorë, një fëmijë 1-vjeçar është mbytur aksidentalisht me ushqim, në banesë.

-pasi në fshatin Gjorm, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëvarur në një pemë, shtetasi R. A., 29 vjeç. 29-vjeçari u gjet nga familjarët e tij, me të cilët kishte humbur kontaktet prej disa orësh.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestoi shtetasin B. G., 40 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Delisuf-Dëllënjë”, duke drejtuar automjetin tip “Lancia”, aksidentoi shtetasin L. Gj., 79 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. 79-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Po ky sektor arrestoi shtetasin V. D., 44 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Ismail Qemali”, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.