Tr*nditet Shqipëria/ 20-vjeçari hidhet nga kati i katërt, vd*s në vend

Rreth orës 21:40, në qytetin e Patosit eshte regjistruar një ngjarje e rëndë që ka tronditur banorët e zonës.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi R. M., 20 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte. Për pasojë, i riu ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti tragjik.

Mbetet për t’u përcaktuar nëse ngjarja ka ndodhur si pasojë e ndonjë rrethane tjetër apo nëse i riu ka ndërmarrë aktin e rëndë në gjendje të rënduar psikologjike.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes