Tro*ditëse në Vlorë! 70-vjeçari rr*h për vd*kje bashkëshorten

Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin E. D., 70 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen H. D., 64 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna, ka humbur jetën në spitalin e Traumës.

Po ashtu, Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin P. K., 17 vjeç, pasi në orët e para të ditë së sotme, në një lokal në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 32 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. Nga verifikimet e kryera rezultoi se 17-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes