Një ngjarje e pazakontë raportohet të ketë ndodhur në Sarroch të Italisë, ku një 54 vjeçar ka fshehur për vite me radhë trupin e nënës së tij të vdekur në frigorifer për të marrë pensionin.
Policia kontrolloi shtëpinë e tij dhe gjeti trupin e nënës së tij 78-vjeçare brenda frigoriferit të vendosur në kati përdhes i shtëpisë.
Trupi, sipas hetimeve të para të kryera, kishte rreth dy vjet që ndodhej në frigorifer, ndoshta që nga periudha e Covid-19.
Gruaja ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale dhe djali i saj do ta kishte fshehur trupin për të vazhduar marrjen e pensionit.