Month: September 2024

  • Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

    Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

    Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell, ndërsa pasditet herë pas here sjellin kalime të vranësirave.

    Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani në tha në Euronews Albania se vranësirat do të jenë më të dukshme në pjesën e dytë të ditës së mërkurë duke bërë që të kemi resheshe shiu në veriperëndim.

    Të enjten në mëngjes gjithë territori do të përfshihet nga shirat, e premtja do të ketë reshje me intensitet mesatar, të shtunën reshjet me intensitet të lartë prekin edhe jugun e vendit.

    Do ketë rritje graduake të temperaturave të ajrit deri në enjten ku temperaturat do të shkojnë deri në 30 gradë, e premtja dhe fundjava do të sjellë ulje të temperaturave tipike për tetorin.

    Reshjet mund të jenë edhe të larta në veri dhe veriperëndim, ku ekziston edhe rreziku i përmbytjeve, në jug reshjet më të shumta do të jenë në pjesën e parë të ditës.

  • ‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

    ‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

    Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles në “Shihemi në Gjyq”, që i kërkon të dalë nga shtëpia. Por detaji që tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan ishte fraza e Elisës se donte vetëm të njihte nënën e saj.

    Ajo nis të rrëfejë më tej historinë tronditëse ku tregon se vetëm 3 vite më parë ka takuar nënën biologjike. Elisa thotë se ajo e kishte lënë në Shtëpinë e Fëmijës kur ishte vetëm një ditëshe dhe më pas ishte birësuar.

    Elisa: Unë sot jam 38 vjeç. Në moshën 35-vjeçare, përpara 3 vjetësh, unë kam njohur nënën time biologjike. Mua më kanë rritur dy prindër të mrekullueshëm, më kanë marrë nga Shtëpia e Fëmijës…më kanë marrë dy muajshe.

    Xhemile: Çfarë prindërish të mrekullueshëm moj?

    Eni Çobani: Po flet për prindërit birësues moj zonjë, jo për biologjikët, për birësuesit, të lutem, dëgjo tani.

    Elisa: Ata sot nuk jetojnë më.

    Eni Çobani: Edhe njëherë Elisa, ti je një vajzë e birësuar, që në një moshë shumë të vogël apo jo?

    Elisa: Shumë të vogël.

    Eni Çobani: E sapolindur.

    Elisa: E sapolindur, njëditëshe në maternitetin e Bradasheshit, Elbasan. Nëna ime biologjike e ka emrin Luljeta Lukani, babai e ka Ramazan. Mua më kanë rritur dy prindër fantastikë…

    Xhemile: Ku të rritën moj, të të rrisnin të mbanin në shtëpi, jo të të jepnin për birësim….

    Përmes një mikeshe, Elisa arriti të kontaktonte dhe të takohej me nënën e saj. Ajo thotë se atë moment nëna e mohoi sërish. 38-vjeçarja është fryt i një lidhjeje jashtëmartesore i nënës së saj biologjike, Luljetës me kunatin.

    Elisa: Pasi takova nënën time, i takova, i përqafova, kujtova se do të më donin përsëri por që në momentin që më lanë dhe kjo ishte hera e dytë që mua ajo më mohoi prapë zonja Eni.

    Eni Çobani: Çfarë ka ndodhur pra? Nëna juaj është kush? Kush është nëna?

    Elisa: Nëna ime, Luljeta Lukani është dashuruar me burrin e motrës së vet dhe mua më ka lindur nga një martesë që tezja ime jetonte.

    Xhemile: I thosha mos shko, ia shkatërroi jetën vëllait tim! Ka dy kalamajtë duke i rritur!

    Eni Çobani: Edhe njëherë që ta kuptojmë: nëna juaj ka qenë beqare.

    Elisa: Nëna ime ka marrë burrin e motrës së vet, tezja ishte gjallë dhe nëna ime ka arritur për të shkuar me burrin e motrës së vet. Ka arritur dhe më ka braktisur njëditëshe në Shtëpinë e Fëmijës ku më morën prindërit birësues që edhe sot që ata nuk jetojnë, unë nuk gjej fjalë se më kanë rritur me një edukatë të madhe, më kanë rritur me shkollë, më kanë rritur fëmijët.

    Elisa shton se gjithçka ka ndodhur gjatë kohës që tezja e saj vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Ajo ndërroi jetë një vit pas lindjes së Elisës, e cila ishte lënë në Shtëpinë e Fëmijës. Shtatzënia e nënës biologjike të Elisës u mbajt e fshehtë dhe kur vajza lindi, u quajt fillimisht Silvana. Në maternitet u deklarua amësia dhe prejardhja nga një lidhje jashtëmartesore, por gjyshi i saj e regjistroi fshehurazi në trungun familjar, fakt që u mësua vetëm pas vdekjes së tij.TvKlan.al

  • Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

    Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe dhe tufane.

    Sipas SHMU, ditën e hënë, të martë dhe të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët, dhe vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës.

    Pas mesjavës parashikohet ndryshim tërësisht i situatës meteorologjike, kjo për shkak të largimit gradual të qarkullimit anticiklonar për ti lënë vend ndikimit të një qendre të thellë presioni të ulët me origjinë veriperëndimore e pozicionuar mbi Gadishullin Apenin.

    Rrjedhimisht, për ditën e enjte dhe të premte aktiviteti i këtyre masave ajrore të lagështa do të bëjë që moti të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu të herëpasherëshme dhe të vazhdueshme në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurtra të cilat përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në zonat urbane mund të shfaqen problematike.

    Era intensifikohet e fortë, në formën e tufanit kryesisht përgjatë vijës bregdetare për pjesën më të madhe të ditëve, pasi hera-herës do të arrijë shpejtësi 11-18m/s, në kuadratin e jugut.

    Vlen të theksohet prezenca e mjegullës dhe mjegullinës në orët e para të mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut.

  • Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

    Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

    Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan.

    JOQ Albania mori disa mesazhe nga qytetarë të ndryshëm të cilët raportuan për tërmetin.

    Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 2.9 i shkallës Rihter, ndërsa epiqendra e tij ka qenë 8 km në verilindje të Elbasanit dhe 37 km në juglindje të Tiranës.

    Lëkundjet janë ndjerë në orën 22:50, ndërsa thellësia fokale e tërmetit ka qenë 10 kilometra sipas raportimeve paraprake të Institutit Sizmologjik Europian

  • E shtuna verë, e diela dimër! Keni plane për fundjavën?

    E shtuna verë, e diela dimër! Keni plane për fundjavën?

    Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime të ndjeshme pasi masat ajrore të ngrohta me origjinë jugore do ti lënë vendin masave ajrore të ftohta me origjinë veriperëndimore.

    Në këtë mënyrë për ditën e Shtunë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura “verore” për arsyen sic u theksua dhe më lartë të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugore.

    Ndryshon situata për ditën e Diel për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe kthjellimet në pjesën e dytë të ditës.

    Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve tepër afatshkurtër.

  • Shpërthim në një pikë karburanti, 10 të vd*kur, mes tyre 2 fëmijë

    Shpërthim në një pikë karburanti, 10 të vd*kur, mes tyre 2 fëmijë

    Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala , qendra administrative e rajonit të Dagestanit të Rusisë , është rritur në 10, sipas Ministrisë së Situatave Emergjente të vendit.

    “Shpëtuesit e Ministrisë së Situatave të Emergjencave të Rusisë nxorrën një tjetër viktimë nga rrënojat. Sipas informacioneve të përditësuara, 21 persona u plagosën, 10 prej tyre vdiqën, duke përfshirë dy fëmijë”, tha ministria në një deklaratë.

    Shpërthimi shkaktoi një zjarr që u përhap në një sipërfaqe prej 500 metrash katrorë, shtoi ai.

    “Ndërtesa e pikës së karburantit është shkatërruar dy makina dhe një kamion janë dëmtuar”, thuhet në njoftim.

    Pas incidentit, Komiteti Hetimor Rus hapi një çështje penale për shkelje të mundshme të rregullave të sigurisë.

    Dagestani u trondit nga disa ngjarje tragjike muajt e fundit. Më 23 qershor, terroristët sulmuan kishat ortodokse, sinagogat dhe një postë të policisë rrugore në Derbent dhe Makhachkala, duke vrarë 22 persona.

  • Dhimbje e madhe! Gjendet i vd*kur një 12-vjeçar dhe gjyshi i tij

    Dhimbje e madhe! Gjendet i vd*kur një 12-vjeçar dhe gjyshi i tij

    Një tragjedi familjare ka ndodhur në Britani, ku dy persona janë gjetur të vdekur. Bëhet fjalë për një 12-vjeçar Kaicy Brown dhe gjyshin e tij 66-vjeçar, të cilët u gjetën të vdekur brenda një tende.

    Sipas mediave, shkaku i vdekjes besohet të jetë helmimi me monoksid karboni, që besohet të jetë shkaktuar nga një sobë gatimi. Sipas ekspertit mjekësor, testet toksikologjike do të masin nivelet e monoksidit të karbonit në gjakun e Kaicy. Ndërkohë policia ka nisur menjëherë hetimet.

  • Plazh në vjeshtë? Meterologu Hakil Osmani zbulon surprizat e motit, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

    Plazh në vjeshtë? Meterologu Hakil Osmani zbulon surprizat e motit, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

    Në fundjavë, temperaturat në vend do të shkojnë deri në 32 gradë celcuis. Meterologu Hakil Osmani thotë se të dielën pritet shtim i vranësirave dhe mund të ketë edhe mot të paqëndrueshëm.

    “Vendi ynë ditën e sotme, do të jetë nën mbizotërimin e qëndrueshëm, ku do të kemi intervale të gjata me kthjellime, kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të bëhen në pjesën e ddytë të ditës, të fokusuara kryesisht në zonat malore. Përsa i përket temperaturave të ajrit, mëngjesi i sotëm ka regjistruar vlera 10 gradë celsius, në Ersekë, Pukë, Peshkopi, ndërsa në orët e mesditës, presim maksimume të cilat do të jenë edhe në vlerën 31 gradë celcius.

    Përsa i përket ditës së shtunë, kemi rritje të temperaturave të ajrit, që në orët e para të mëngjesit, duke bërë që vlerat minimale të jenë në 11 apo 12 gradë celcius, në qytetet e zonave malore, ndërsa maksimumet do t’i kemi edhe në vlerën 32 gradë celcuis, në qarqet e Elbasanit dhe Beratit. Tirana, Gjirokastra apo Shkodra, do të jenë në vlerat 31 gradë celcuis, ndërsa vija bregdetare do t’i ketë temperaturat e ajrit nga 28-30 gradë celcuis.

    Zonat malore do t’i kenë temperaturat e ajrit mbi 24 gradë celcuis. Përsa i përket kushteve atmosferike, mbetemi deri në orët e pasdites, në dominimin e intervaleve të gjata me diell, kalime të lehta të vranësirave, por parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në pjesën e dytë të ditës, kryesisht gjatë mbrëmjes. Kjo do të sjellë që në orët e para të mëngjesit të ditës së diel, zona veri perëndimore të jetë në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm ,me rrebeshe shiu”, theksoi ai.

  • Donte te rriste b*****. 34-vjecarja nene e pese femijeve humb jeten pas operacionit

    Donte te rriste b*****. 34-vjecarja nene e pese femijeve humb jeten pas operacionit

    Nje nënë 34-vjecare ka humbur jeten pasi do te bente nje operacion per rritjen e vitheve. Ajo ishte nene e 5 femijeve.

    34 vjeçarja, ndërroi jetë të hënën vetëm disa orë pas operacionit.

    Nderhyrja ishte tek vithet e saj dhe pas nderhyrjes ajo nuk po ndihej mire.

    Dy mjeket jane arrestuar dhe tani jane nen hetim.

    Ngjarja nga ndodhur ne Britani dhe kjo ka qen humbja e pare e jetes nga nje nderhyrje estetike.

    Sipas raportimeve procedura e kryer nga viktima ka të bëjë me injektimin e mbushësve dhe “acidit haluronik” në të pasme për të rritur masën e tyre.

    Familjaret jane te shokuar nga humbja e 34 vjecares dhe bashkeshorti ka falenderuar te gjitha ata qe kan ndejtur prane ne keto dite te veshtira.

  • Vazhdon ‘humnera’/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

    Vazhdon ‘humnera’/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

    Sot, më 26 shtator 2024, dollari amerikan blihet me 88.3 lekë dhe shitet me 89.2 lekë.
    Euro blihet me 98.6 lekë dhe shitet 99.2 lekë.

    Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.8 lekë, ndërsa në shitje me 104.8 lekë.

    Paundi britanik blihet me 117.8 lekë dhe shitet me 118.8 lekë.

    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.4 lekë, ndërsa në shitje me 66.4 lekë.

    Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja: