Ditën e sotme në vendin tonë, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Durrës dhe Tiranë, si dhe reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në shumicën e qarqeve.

Reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata në shumicën e qarqeve.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan.

Era do të fryjë relativisht intensive me drejtim kryesor verilindje dhe juglindje dhe shpejtësi mesatare 5-12, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës problematike dhe shpejtësi deri në 12-18m/s.

Temperaturat minimale dhe maksimale pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 20 °C,

në vendet e ulëta: 14 / 19 °C dhe

në vendet malore: 6 / 15 °C.