Supozohej të ishte një operacion i thjeshtë për të zëvendësuar implantet e gjirit të implantuara rreth dhjetë vjet më parë.
Por një orë pasi u zgjua nga operacioni Helen Comin , një 50-vjeçare nga Padova, humbi ndjenjat për shkak të arrestit kardiak.
50-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spitalin Castelfranco, ku kaloi 5 ditët e fundit të jetës së saj në koma.
Pas tragjedisë që ndodhi në DiviClinic, Prokuroria e Trevisos ka hapur procedurën në të cilën dyshohet se është kryer krimi i vrasjes nga pakujdesia ndaj dy mjekëve që kanë kryer operacionin,
kirugru dhe pronari i klinikës, Antonio Di Vincenzo dhe anastezisti Fabio Toffoletto. Helen Comin ishtë nënë e katër fëmijëve.