Në debatin e nxehur me bashkëshortin e saj, Ziniun në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Vasilika i thotë se gjatë largimit të tij pa asnjë gjurmë nga Londra në Shqipëri, ka ndodhur një problem i madh.

Bashkëjetuesja e djalit të tyre të madh që është shtetase greke, ka marrë dy fëmijët dhe është larguar për në Greqi. Atje ka rënë në kontakt me një avokat për të zgjidhur kujdestarinë e fëmijëve, të cilët kanë nënshtetësi britanike.

Ziniu thotë se “e di ai si do të zgjidhet kjo”. Por Vasilika ka diçka edhe më të madhe për të thënë që i trondit të gjithë të pranishmit. Ajo akuzon nusen se i ka mashtruar të gjithë e sidomos djalin e saj. Gjatë gjithë kësaj kohe, ajo ka pasur një lidhje tjetër sipas Vasilikës. Madje kjo e fundit thotë se si provë ka një letër që prej një viti e gjysmë nuk ia tregon askujt dhe në të ka mësuar diçka shokuese për ta.

Vasilika: Ajo nuse na ka mashtruar!

Ardit Gjebrea: Pse?

Vasilika: Ajo nuse e ka përdorur djalin! Fëmijët e mi janë rritur nëpër dyert e Zotit dhe vënë zemrën kur dashurojnë!

Ardit Gjebrea: Ju thatë që u dashuruan apo jo?

Vasilika: Po! Vënë zemrën! Ai e dashuroi me zemër!

Ardit Gjebrea: Po ajo?

Vasilika: Ajo, e di sesi e dashuroi ajo? E dashuroi që ta rripte! Të mbulonte veten e saj! Bashkë me ata prindërit e saj! Të hap barkun unë këtu, që ai nuk i di prandaj flet kështu ai! Kam një vit e gjysmë që kam letrën në sirtar dhe s’ia kam treguar as burrit, as djalit, as çupës dhe as dy djemve të tjerë! Përse? Që mos të vinte nga mua!

Ardit Gjebrea: Për çfarë letre bëhet fjalë?

Vasilika: Ajo letër flet që ka tjetër!

Ardit Gjebrea: Kush?

Vasilika: Nusja.

Ardit Gjebrea: Ah, kishte një të dashur tjetër?

Vasilika: Po.

Zini: Çfarë thua ti o Vasilika? Ke gjetur letër para një viti e gjysmë?

Ardit Gjebrea: Çfarë ishte ai, grek apo shqiptar?

Vasilika: Do ta dëgjosh?

Zini: E dëgjoj, fol! Kam zemër ta dëgjoj! Çfarë është? E ma thua sot mua ti? Një vit e gjysmë ke mbajtur letrën në xhep?

Vasilika: Ajo është lesbike mor burrë!

Zini: Ëhat the f*ck! Ëhat the f*ck! Edhe e thua sot?! Tani e mbushe kupën të të shqyej! Gjej vend!

Vasilika: Mos më trego gishtin, por po je i zoti zgjidh hallin!

Zini: E zgjidh unë hallin! (i bie tavolinës).

Vasilika: Jo tavolinës t’i biesh ti, por edhe kokës t’i biesh!

Ziniu heq mikrofonin dhe braktis studion.