I FUNDIT! Meteorologia paralajmëron qytetarët: Javën e ardhshme rrebeshe shiu dhe shtrëngata

Java e parë e shtatorit ka qenë nën ndikimin e temperaturave të ngrohta, por javën që presim do të kemi temperatura më të freskëta dhe rrebeshe shiu në të gjithë vendin.

Specialistja e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Anira Gjoni në një intervistë televizive tha gjatë ditës se gjatë ditës së sotme dhe të nesërme do të kemi reshje të dobëta shiu.

“I kemi lënë pas temperaturat e nxehta. Java e dytë dhe e tretë do të jenë të freskëta. Pritet një rënie e temperaturave. Të shtunën pritet që të kemi një ulje graduale 2-3 gradë. Ndërsa përsa i përket të hënës i gjithë vendi do të përfshihet nga reshjet e dendura të shiut, tha ajo.

Teksa u pyet nga gazetari Nertil Agalliu se cili vend do të ketë më reshje më të dendura Gjoni veçoi 4 qytete.

“Shkodra, Lezha Gjirokastra dhe Fieri janë qytetet ku përqëndrimi i reshjeve do të jetë më i madh. Do jetë një shtator me kthjellilme dhe vranësira”, përfundoi ajo.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes