I zhdukur prej kohësh/ Flori Mumajesi ‘thyen heshtjen’, bën veprimin e papritur në rrjetet sociale

Flor Mumajesi është një nga ata artistë që publiku thjesht nuk mund ta pranojë të largohet nga skena. Edhe pse prej vitesh ka zgjedhur të qëndrojë larg jetës publike dhe muzikës, ai nuk ka kaluar kurrë në harresë

Ditëlindja e tij e 42-të, e festuar para disa ditësh, e solli përsëri në vëmendjen e fansave dhe dashamirësve të tij, të cilët e mbushën rrjetet sociale me urime për artistin.

Për ata që e kanë ndjerë mungesën e tij, Flor Mumajesi u shfaq në një paraqitje të rrallë me miqtë e tij, gjatë festës së ditëlindjes.

Këto momente të veçanta, ku këngëtari u shfaq i buzëqeshur, u përhapen me shpejtësi në rrjetet sociale, duke rikujtuar edhe një herë dashurinë e publikut për të.