Categories: Lajme

Moti bën kthesën e madhe/ SHMU zbulon çfarë pritet të ndodhë me temperaturat në ditët në vijim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon që gjatë kësaj jave vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim, kryesisht të thata dhe më të freskëta.

Kjo vjen si pasojë e tërheqjes graduale të Anticiklonit të Azoreve dhe atij Afrikan si dhe depërtimet më të shpeshta të qendrave ciklonare me origjinë veriore, raporton SHMU.

Moti për të gjitha ditët parashikohet kryesisht i kthjellët për pjesën më të madhe të ditës por në orët e mesditës dhe pasdites nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare të cilat do të jenë më tepër të theksuara në relievet kodrinore – malore të vendit.

Këto vranësira në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët.

Sipas SHMU, gjatë ditës së martë temperaturat do të variojnë nga 30 deri në 34 gradë celcius.

Megjithatë duhet theksuar se për shkak të energjisë së lartë të cliruar (reshjet konvektive) në relievet kodrinore dhe kryesisht ato të larta malore (dhe zonat përreth tyre) reshjet do të jenë edhe në formën e rrebesheve apo stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Këto reshje mund të jenë problematike për zonat urbane në këto relieve.

Temperaturat do të jenë brenda vlerave normale të mesatares mujore klimatike të vendit tonë për muajin Shtator me vlera 30°C (zonat malore) deri në 34-35°C (zonat e ulta dhe ato bregdetare). Megjithatë në ditë të caktuara këto vlera mund të kapërcejnë deri në 36-37°C kryesisht ditën e Premte (apo edhe të Shtunën apo të Dielën e ardhshme).

editorshqiplajme

Recent Posts

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

54 mins ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

2 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

3 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

4 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

1 day ago