Moti i keq me reshje shiu dhe erëra të forta ka përfshirë territorin e Shqipërisë që prej mbrëmjes së djeshme.
Për të kuptuar se si do të jetë moti jo vetëm gjatë ditës së sotme por edhe gjatë fundjavës në studion e lajmeve në “Ora Neës” ishte e ftuar sinoptikania Anira Gjoni.
“Temperaturat do të vijojnë të jenë në të njëjtat nivele me ato të ditës së djeshme.
Të tilla do të jenë përgjatë kësaj fundjave, dhe reshjet e shiut do të vazhdojnë gjatë gjithë fundjavës.
Në Shkodër do të ketë shi me shtrëngata, ndërsa pjesa tjetër e qarqeve do të ketë reshje të dobëta dhe mesatare.
Gjithashtu edhe java e ardhshme presim që të jetë e shoqëruar me reshjet e shiut.
Temperaturat kanë pësuar rënie graduale, ku në kryeqytet di të shkojnë deri në 14 gradë, që është një rënie e ndjeshme”, u shpreh ndër të tjera sinoptikania Anira Gjoni