Një aksident tragjik ka ndodhur në provincën qendrore iraniane Yazd, ku 10 persona humbën jetën dhe 36 të tjerë mbetën të plagosur, pasi një autobus u përmbys në provincën qendrore iraniane Yazd, ka njoftuar agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.
Autobusi me 50 deri në 52 pasagjerë, po shkonte nga Bushehr në Mashhad kur u përmbys.
Raportimet nga agjenci të ndryshme të lajmeve, bëjnë me dije se numri i të lënduarve varion nga 36 në 42.
Hassan Momeni, kreu i policisë rrugore të Iranit, tha për IRNA se hetimet paraprake tregojnë se autobusi doli nga rruga kryesore, në një rrugë hyrëse në minierë përpara se të përmbysej.
Të plagosurit janë transportuar në spitalet në Yazd, ndërsa autoritetet thonë se gjendja e tyre nuk është kritike.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit, ndërkohë që ekspertët e policisë rrugore po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Drejtori i përgjithshëm i menaxhimit të krizave për provincën Yazd, konfirmoi se hetimi është në vazhdim.
Muajin e kaluar, një përplasje mes dy autobusëve dhe një makine pasagjerësh në provincën Kermanshah la gjashtë të vdekur dhe 30 të plagosur mes pjesëmarrësve të ceremonisë fetare të Arbainit.
Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…
Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…
Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…
Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…
Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…