Categories: Lajme

Rikthehet i ftohti, temperaturat do të ulen. Çfarë ka rezervuar moti për këtë javë

Për kete javë vendi ynë pritet të përjetojë një javë “normale” vjeshte. Kalimi i një fronti të ftohtë pritet të sjellë mot të vranët dhe reshje shiu për disa ditë ndërsa depërtimi i masave ajrore të thata dhe të ngrohta do të sjelli mot të kthjellët e përsëri rritje të temperaturave.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për ditën e Hënë moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash hera-herës deri të dendura si dhe reshje shiu të izoluara dhe të dobta në mesditë dhe pasdite.

Për ditën e Martë dhe ditën e Mërkurë pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet e herëpashershme me diell (kthjellime). Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme (ndërprerje) me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në vëmendje duhet patur zona e veriperëndimit ku reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Duke filluar mga dita e Enjte pritet një situatë pasfrontale dhe depërtimin e masave ajrore të qëndrueshme, të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugperëndimore. Moti (për ditën e Enjte) parashikohet fillimisht me vranësira e më pas mot i kthjellët në të gjithë territorin.

Gjithashtu edhe për ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 3-8 m/s ndërsa hera-herës përgjatë zonave luginore dhe bregdet bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 10-18 m/s.

editorshqiplajme

Recent Posts

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

10 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

11 hours ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

12 hours ago

Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…

1 day ago

E shtuna verë, e diela dimër! Keni plane për fundjavën?

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…

2 days ago

Shpërthim në një pikë karburanti, 10 të vd*kur, mes tyre 2 fëmijë

Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…

2 days ago