Shikohet për herë të parë në 30 vjet, liqenit artificial i ndodh e papritura

Temperaturat rekord dhe thatësira e zgjatur në Greqi, kanë zbuluar një fshat të fundosur në rezervuarin kryesor të Athinës, për herë të parë në 30 vjet.

Fshati Kallio u zhyt në fund të viteve të 70-ta, kur diga Mornos u ndërtua 200 kilometra në perëndim të kryeqytetit, liqeni artificial i ushqyer nga lumenjtë Mornos dhe Evinos.

Me uljen e nivelit të liqenit me 30 për qind në muajt e fundit sipas operatorit shtetëror të ujit EYDAP, rrënojat e një shkolle dhe shtëpish janë rishfaqur.

“Ju shihni katin e parë që ka mbetur nga shtëpia dykatëshe e vjehrrit tim, dhe pranë saj mund të shihni se çfarë ka mbetur nga shtëpia e kushërinjve të mi”, tha Iosifidis, i cili tani jeton më lart në kodër.

Thatësira u përkeqësua këtë vit në vendin mesdhetar që është mësuar mirë me valët e të nxehtit të verës.

Pas dimrit më të butë të dokumentuar, Greqia pati korrikun më të nxehtë të regjistruar, sipas të dhënave paraprake të motit nga Observatori Kombëtar. Kjo erdhi pas temperaturave të ngjashme rekorde në qershor.

Gati 80 shtëpi në Kallio, përveç kishës dhe shkollës, u ‘flijuan’ për të furnizuar Athinën me ujë, tha për agjencinë shtetërore ANA, kryetari i fshatit Kallio, Apostolis Gerodimos.

“Kjo është hera e dytë që Kallio rishfaqet, pas një periudhe tjetër thatësire në fillim të viteve 90. Nëse nuk bie shi së shpejti, niveli do të bjerë më tej dhe problemi do të jetë më i madh se sa ishte atëherë”, tha Iosifidis.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes