Stuhi dhe rrebeshe shiu, ja çfarë pritet pasdite

Ditën e sotme, vendi ynë do të këtë mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në orët e para të mëngjesit të sotëm, reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurta në të gjithë territorin, ndërsa gradualisht do të ulin intensitetin por do të vijojnë të jenë të herëpasherëshme, me intensitet të ulët e lokalisht mesatar deri në orët e pasdites.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa në lugina, male dhe bregdet hera-herës arrin shpejtësi 8-14m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-3ballë.

Mjegull/Mjegullinë, si dhe reduktim shikimi në zonat e ulëta dhe zonat luginore në orët e para të mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Temperaturat parashikohen me rritje të lehtë në orët e mëngjesit, ku vlerat minimale do të jenë jo më të ulëta se 10 °C(kjo për zonat malore), si dhe pa luhatje të ndjeshme në vlerat e mesditës ku temperaturat maksimale nuk pritet ti kalojë 27°C, kryesisht bregdeti dhe zonat e ulëta.