‘Tërbohet’ moti në vendin fqinj/ Stuhia “Atena” bën ‘kërdinë’! A rrezikon Shqipëria?

Stuhia “Atena” ka goditur zonën e Atikës në Athinë, ku reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të shumta.

Kanë mjaftuar pesëmbëdhjetë deri në njëzetë minuta shi, që disa lagje në kryeqytetin grek të përmbyten.

Mediat greke raportojnë se autoritetet po punojnë për të larguar ujin, pastruar rrugët nga pemët e rrëzuara, si edhe për të nxjerrë nga automjetet personat që kanë mbetur të bllokuar për shkak të përmbytjeve.

Stuhia “Atena” vjen pas një vale të nxehti, ndërsa raportohet se vera e vitit 2024 ka qenë ndër më të nxehtat që Greqia ka përjetuar deri tani.