Tragjedi! Një grua shtatzënë dhe 6 fëmijë mes vi*timave, detaje nga mbytja e varkës me emigrantë

Një grua shtatzënë ishte në mesin e 12 personave që vdiqën pasi një varkë me emigrantë u përmbys në Kanal, raporton The Guardian.

Gjithashtu mësohet se në mesin e viktimave ishin edhe 6 fëmijë dhe 10 femra.

Mësohet se viktimat ishin kryesisht me origjinë nga Eritrea, vend në lindje të Afrikës.

Zyrtarët francezë thonë se nuk kanë detaje që të lejojnë të specifikish kombësitë e sakta.

Më pak se tetë persona kishin veshur jelek shpëtimi në anijen e mbipopulluar, sipas ministrit të Brendshëm francez, Gerald Darmanin.

Ekipet e shpëtimit shpëtuan mbi 50 persona nga varka, duke përfshirë dy të cilët janë në gjendje kritike.