Një krim i rëndë në familje ka ndodhur këta të mërkurë (4 shtator në Shënavlash të Durrësit. Raportohet se djali ka vrarë me armë zjarri babain e tij 62 vjeç.
Ende nuk dihen rrethanat si ka ndodhur krimi i rëndë, ndërsa policia ka shpallur në kërkim djalin vrasës, një 34-vjeçar.
Viktima është identifikuar si Enver Balla, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të vrasjes.