Tr*nditet vendi me mijëra shqiptarë! 17-vjeçari v*et nënën e tij, një vit më parë kishte v*arë të atin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida, ku një 17-vjeçar ka qëlluar për vdekje me th*kë nënën e tij, ndërsa vitin e kaluar kishte vrarë babain.

Më konkretisht, autori është Colin Griffith, i cili mbrëmjen e së dielës së lajmëroi policinë.

Policia ka shkuar me shpejtësi në vendngjarje, por kur i ka kërkuar të përshkruajë atë që kishte ndodhur, ai nuk është përgjigjur dhe ka kërkuar të flasë me një avokat. Dëshmitarët thanë se nënë e bir po debatonin në oborrin e shtëpisë së tyre dhe ai e kapi për flokësh dhe e tërhoqi zvarrë.

Neë York Post shkruan se autopsia e mjekut ekzaminues tregoi se Kathryn Griffith vdiq nga një plagë e thellë me thikë në qafë. Colin Griffith në vitin 2023 kishte vrarë babanë e tij në ditën e Shën Valentinit në shtëpinë e tyre në Oklahoma duke e qëlluar për vdekje pas një debati.

Ai ishte atëherë 15 vjeç.

Sipas asaj që ai ka treguar në polici, ai është futur në qoshe nga babai i tij në dhomën e gjumit të shtëpisë dhe më pas me armë e ka qëlluar dy herë, një herë në gjoks dhe një herë në kokë.

Nëna e Colin pagoi 50,000 dollarë për ta shpëtuar nga burgu, sipas të dhënave.