Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare.
Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari ka dalë nga rruga, është përmbysur në rrugë dhe më pas është përplasur kokë më kokë me një mjet që kalonte.
Automjeti drejtohej nga një 27-vjeçare, e cila nuk ka pësuar lëndime.
Përplasja e rëndë shkaktoi plagosjen me pasojë vdekje të drejtuesit të motoçikletës, i cili u transportua me autoambulancën e EKAV në Spitalin e Përgjithshëm Thira, ku u konstatua vdekja.
Policia rrugore po heton rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.
Top Channel