Categories: Lajme

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! 17-vjeçari vr*t prindërit dhe vëllain e mitur!

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur në një familje në Itali, ku një 17-vjeçar ka vrarë më thikë dy prindërit e tij dhe të vëllain.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Paderno Dugnano, në provincën e Milanos, ku çifti Fabio C., 51 vjeç dhe Daniela A., 49 vjeç, dhe një nga fëmijët e tyre, Lorenzo C., 12 vjeç, u gjetën të vdekur në shtëpi.

17-vjeçari, autori i kësaj ngjarjeje të rëndë, ka rrëfyer në polici se ai vrau babain e tij pasi kishte goditur me thikë nënën dhe vëllain e tij 12-vjeçar.

Djali fillimisht u shpjegoi hetuesve se u zgjua në mes të natës duke dëgjuar britmat e nënës dhe vëllait të tij, që ishin qëlluar për vdekje nga babai i tij. Ai tha se hyri në dhomën e vëllait dhe pa babain të ulur në një karrige me thikë pranë tij, dhe pa trupat e vëllait të vogël në shtrat dhe nënën në dysheme.

Në atë moment ai tha se kishte reaguar dhe kishte vrarë babain. Pasi ka kryer krimin, 17-vjeçari ka telefonuar policinë, duke thënë “kam vrarë babin tim, ejani”.

Ky version sipas hetuesve ra, për shkak se 17-vjeçari nuk kishte shenja sherri dhe gjatë analizës së banesës u konstatuan disa mospërputhje me dëshminë e tij.

Në përfundim të marrjes të gjatë në pyetje, djali ka ndryshuar më pas historinë e tij, duke pranuar se jo vetëm se kishte vrarë të atin, por të gjithë familjen, pa përfshirjen e personave të tjerë, raporton Ansa.

Sipas asaj që është rikonstruktuar, 3 viktimat janë goditur disa herë me thikë. Trupi me më shumë lëndime është ai i djalit 12-vjeçar. Për këtë, hipoteza e hetuesit është se i pari që është goditur ka qenë i mituri.

Trupi i tij u gjet nga karabinierët në dhomën e gjumit që ai ndante me vëllain e tij të madh. Në të njëjtën dhomë, ngjitur me atë të prindërve, janë gjetur edhe trupat e babait dhe nënës.

Fqinjët raportuan se ata ishin një familje e qetë dhe e pasur. Ata jetonin në një shtëpi pranë prindërve dhe vëllait të babai 51-vjeçarit dhe se ata nuk dëgjuan asnjë zhurmë gjatë natës.

editorshqiplajme

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

3 hours ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

5 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

6 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

7 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

8 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago