Month: October 2024

  • Panik në studio! Bietës gati t’i bjerë të fikët live, e ftuara i vendos gjarpër… (Video)

    Panik në studio! Bietës gati t’i bjerë të fikët live, e ftuara i vendos gjarpër… (Video)

    Si asnjëherë tjetër, Bieta Sulo është ndeshur pasditen e sotme me një situatë të papritur në emision.

    Teksa drejtonte emisionin dedikuar tematikës së ‘Halloween’, kësaj feste që ngre shumë polemika dhe pikëpyetje, Sulo tregoi se është një nga emisionet më të sikletshme për të, për shkak të prezencës së gjarpërinjve në studio.

    Në fund të emisionit, pasi akrobatja Fiona Rrushiti ka mbaruar performancën e saj, ka zgjedhur që befasisht ta vendosë gjarprin në kokën e Bietës.

    Ky ka qenë momenti ku e shtangur autorja e pasdites u bë gati të mbyllë emisionin, gati të humbiste ndjenjat live!

  • Tragjedi në Shqipëri! Përplaset për vde*kje 8 vjeçari, ishte në trotuar kur makina i mori jetën

    Tragjedi në Shqipëri! Përplaset për vde*kje 8 vjeçari, ishte në trotuar kur makina i mori jetën

    Aksident tragjik në Pajovë të Peqinit. Makina përplas për vdekje 8-vjeçarin

    Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Pajovë, Peqin, ku një automjet i markës Volkswagen me targa AA769ZB ka përplasur një fëmijë 8-vjeçar, i cili po kthehej në shtëpi.

    Për fat të keq, për shkak të përplasjes së fortë, fëmija ka humbur jetën.

    Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti të rëndë.

  • Çliroheni pas 16 vitesh! Meri Gjini zbulon shenjën e favorizuar të nëntorit

    Çliroheni pas 16 vitesh! Meri Gjini zbulon shenjën e favorizuar të nëntorit

    Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për muajin nëntor në emisionin “7pa5” në Vizion Plus.

    Meri ka treguar se shenja e favorizuar e këtij muaji është Bricjapi, pasi pas 16 vjetësh çlirohet nga plutoni.

    Gjithashtu astrologia konsideroi edhe Akrepin si një ndër shenjat më me fat të nëntorit.

    Bricjapi

    Do të ndihen më të favorizuarit e muajit nëntor. Në datën 19 nëntor plutoni largohet zyrtarisht dhe nuk kthehet më për më shumë se 200 vite. Do jeni të liruar nga ky pluton që në fakt shënoi një cikël të tërë që nga 2008. Do të ndiheni më mirë me atë që përfaqson emri i tyre, statusi i tyre, fëmijët e tyre. Pikat e dobta të këtij plutoni për Bricjapin kanë patur të bëjnë me shëndetin e familjarëve, me pjesën e zhvillimit të brezit pasardhës dhe me strukturimin emocional. Edhe pse e kanë të gjithë potencialin që mund të ndërtonin një jetë duke u mbështetur të vetja e vete, e kanë të domosdoshme ruajtjen e familjes dhe vazhdimësinë. Çfarë keni të shenjtë dhe që e doni shumë, nisur që nga ky muaj do marri rezultatin në kohën që e prisni. Ka zhvillime të jashtëzakonshme që nga kjo fundjavë në lidhje me karrierën. Do e gjeni veten në qendër të vemendjes. Por kujdes me prapaskenat në nisjet e reja. Ardhja e Venusit në datën 12 jep mundëisnë për të qartësuar veten. Nëntori mbyllet me shijen e stabilitetit familjar. Do e gjeni shumë veten në kotrata të mira dhe ujdira. Dhe kjo është e mbarë deri në datën 25. Pas datës 25 mund të ketë anulime.

    Akrepi

    Deri në 22 nëntor do kenë diellin me vete dhe do jenë shumë të favorizuar edhe nga Hëna e re. Nga nesër deri të Dielën është te ata. Kjo ndihmon shumë për dy drejtime për akrepat. Gëzimi ekonomik apo lëvizjet ekonomike ose një shpërblim është ai që ju gëzon. Për pjesën e punës dhe zhvillimeve duhet të mendoheni mirë. Nëse janë projekte që ju jepet mundësia që të nisin shpejt dhe që varen vetëm prej jush, kjo do jepte mundësinë për tu zhvilluar. Nëse këto projekte varen nga të tjerët, këtu do duhet ose ta shtyni ose të përgatiteni që do evoluoni një copës kohe dhe në pranverë do jeni sërish në të njëjtën situatë. Ata që kanë në paln për të nisur punë diku do ishte mirë që CV të niset që tani dhe në mesin e muajit të presin lajme të mira.

    /vizionplus.tv

  • Rikthehet shërbimi ushtarak në Shqipëri, ja sa muaj ushtri do bëj secili dhe kush përjashtohet

    Rikthehet shërbimi ushtarak në Shqipëri, ja sa muaj ushtri do bëj secili dhe kush përjashtohet

    Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme një vendim për krijimin e Forcës Rezerviste duke nisur nga viti i ardhshëm.

    Në vendimin e publikuar online thuhet se kriteret për ish ushtarakët që do të përbëjnë Forcën Rezerviste janë mosha si dhe të mos kenë qenë të dënuar me vendim të formës së prerë.

    “Në shërbimin ushtarak rezervist në Forcat e Armatosura pranohet si ushtarak rezervist shtetasi që plotëson këto kërkesa të përgjithshme: a) Të jetë shtetas shqiptar; b) Të mos jetë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi:

    c) Të jetë i moshës: i. deri 50 vjeç për ushtar; ii. deri 55 vjeç për nënoficer; iii. deri 60 vjeç për oficer”, thuhet në nenin 6 të projektligjit.
    Ndërkohë në nenin 8 pika 1, parashikohet që “Kohëzgjatja e shërbimit ushtarak rezervist është nga 14 deri në 45 ditë në vit. Për nevoja të stërvitjeve ushtarake, që zgjasin më shumë se 14 deri 45 ditë në vit, ministri i Mbrojtjes urdhëron bashkimin e ditëve të stërvitjes të dy viteve, por jo më shumë se 45 ditë”.

    PROJEKTLIGJ PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E FORCËS REZERVISTE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

    Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83, pika 1, dhe 166 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

    VENDOSI:

    KREU I

    DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

    Neni 1

    Objekti

    Ky ligj përcakton rregullat për organizimin dhe funksionimin e Forcës Rezerviste në Republikën e Shqipërisë, të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e shtetasve, të organeve shtetërore e subjekteve private për mobilizimin dhe shërbimin ushtarak në rezervë.

    Neni 2

    Përkufizime

    Në zbatim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

    “Forcë Rezerviste”, struktura e Forcave të Armatosura, e organizuar dhe e kompletuar me armatim, pajisje, teknikë, infrastrukturë dhe një minimum personeli aktiv për trajnim dhe mirëmbajtje, e cila aktivizohet dhe kompletohet me personel ushtarak të shërbimit rezervist sipas nevojës.
    “Mobilizim”, organizimi i të gjithë apo i një pjese të shërbimit ushtarak në rezervë për të marrë pjesë ose për të siguruar plotësimin e njësive e reparteve të strukturave ushtarake me personel, sipas përcaktimeve në dokumentet strategjike, të miratuara me ligj.
    “Shërbim ushtarak rezervist”, pjesa e shërbimit ushtarak që kryhet nga shtetasi shqiptar që ka kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak aktiv ose alternativ dhe ai që ka kapërcyer kufijtë e moshës së caktuar për kryerjen e këtij shërbimi, si dhe ushtaraku i nxjerrë në rezervë, sipas kritereve të ligjit për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
    “Ushtarak në shërbimin në rezervë”, ushtaraku që ka dalë në rezervë nga shërbimi aktiv, si dhe shtetasi që nuk ka shërbyer në Forcat e Armatosura, por plotëson kushtet dhe kriteret sipas përcaktimeve ligjore dhe pranohet në shërbimin ushtarak në rezervë.
    Neni 3

    Qëllimi

    Shërbimi ushtarak rezervist shërben për të siguruar individë të trajnuar, me qëllim kompletimin e strukturës së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ruajtjen e nivelit të gatishmërisë dhe operacionalitetit të kërkuar, rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes, të nevojshme në rastet e përkeqësimit të gjendjes së sigurisë, si dhe për plotësimin e detyrimeve kombëtare, në kuadër të NATO-s, operacioneve në përgjigje të krizave, operacioneve të mbështetjes së paqes e të sigurisë rajonale e globale, si dhe operacioneve të emergjencave civile.

    Neni 4

    Shërbimi ushtarak rezervist si veprimtari e veçantë

    Shërbimi ushtarak rezervist, si pjesë përbërëse e shërbimit ushtarak, është veprimtari e veçantë, shoqërisht e domosdoshme për shtetin, që kryhet në bazë të dëshirës, vullnetit dhe detyrimit për t’i shërbyer vendit.

    Neni 5

    Personeli në shërbimin ushtarak rezervist

    Shërbimi ushtarak rezervist organizohet dhe funksionon si pjesë përbërëse e strukturës së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
    Numri i personelit që aktivizohet në shërbimin ushtarak rezervist përcaktohet në Strategjinë Ushtarake dhe Planin Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura.
    Neni 6

    Kriteret e përgjithshme të shërbimin rezervist

    Në shërbimin ushtarak rezervist në Forcat e Armatosura pranohet si ushtarak rezervist shtetasi që plotëson këto kërkesa të përgjithshme:
    a) Të jetë shtetas shqiptar;
    b) Të mos jetë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi:
    c) Të jetë i moshës:
    deri 50 vjeç për ushtar;
    deri 55 vjeç për nënoficer;
    iii. deri 60 vjeç për oficer.

    Ministri i Mbrojtjes me udhëzim përcakton kriteret e tjera specifike në varësi të situatës së rrethanave dhe të kërkesave të Forcave të Armatosura.
    Neni 7

    Titullimi dhe gradimi i ushtarakëve të shërbimit në rezervë

    Ushtaraku rezervist, që ka shërbyer më parë në shërbimin ushtarak aktiv në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe që plotëson kriteret e pranimit në shërbimin ushtarak rezervist, në momentin e aktivizimit merr gradën që ka pasur në kohën e daljes në rezervë.
    Në rastin kur ushtaraku rezervist nuk ka shërbyer më parë në shërbimin ushtarak aktiv në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe që plotëson kriteret e pranimit në shërbimin ushtarak rezervist, ai titullohet dhe atij i jepet grada e parë ushtarake.
    Kriteret, procedurat e pranimit, titullimit e të gradimit të ushtarakut në shërbimin ushtarak rezervist përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit të Mbrojtjes.
    Neni 8

    Kohëzgjatja dhe kushtet e shërbimit ushtarak rezervist

    Kohëzgjatja e shërbimit ushtarak rezervist është nga 14 deri në 45 ditë në vit. Për nevoja të stërvitjeve ushtarake, që zgjasin më shumë se 14 deri 45 ditë në vit, ministri i Mbrojtjes urdhëron bashkimin e ditëve të stërvitjes të dy viteve, por jo më shumë se 45 ditë.
    Koha e shërbimit ushtarak rezervist mund të zgjatet mbi kohën e përcaktuar në pikën 1, të këtij neni, kur:
    a) aktivizohet për të marrë pjesë në operacione në kuadrin e vendosjes së masave të jashtëzakonshme dhe për aq kohë sa vazhdon kjo gjendje;
    b) aktivizohet për të marrë pjesë në operacione apo misione ushtarake ndërkombëtare, të drejtuara nga OKB/NATO/BE-ja;
    c) aktivizohet për të marrë pjesë në operacione apo misione humanitare ndërkombëtare, të drejtuara nga BE-ja;
    ç) aktivizohet për të marrë pjesë në operacione në mbështetje të autoriteteve civile në emergjencat civile.

    Ushtaraku i shërbimit rezervist nuk ka kufizime territoriale gjatë kryerjes së këtij shërbimi.
    Shtetasit civilë, të cilët plotësojnë kriteret e pranimit në shërbimin ushtarak rezervist, pranohen nëpërmjet procedurës së rekrutimit dhe nënshkruajnë kontratën përkatëse për shërbimin ushtarak ku përcaktohet edhe koha e shërbimit ushtarak rezervist, për një periudhë jo më pak se 2 vjet me të drejtë rinovimi, por pa kaluar kriteret e qëndrimit në shërbimin ushtarak në rezervë. Procedura e rekrutimit, sipas kësaj pike, miratohet me udhëzim të ministrit të Mbrojtjes.
    Ushtarakut të shërbimit rezervist, në fund të periudhës së aktivizimit, duhet t’i bëhet një vlerësim në përputhje me rregulloren e vlerësimit vjetor të ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
    Neni 9

    Lirimi nga shërbimi ushtarak rezervist

    Ushtaraku i shërbimit në rezervë lirohet nga ky shërbim në rastet kur:

    a) humbet shtetësinë shqiptare;
    b) dënohet me burgim me vendim të formës së prerë dhe nuk është vendosur pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi;
    c) ka kryer shkelje shumë të rënda disiplinore, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë;
    ç) cilësohet i paaftë për vazhdimin e shërbimit ushtarak rezervist, me vendim të komisionit përkatës mjekësor;

    d) për rastet e fatkeqësive familjare dhe kur personat në ngarkim të ushtarakut gjatë kohës së shërbimit në shërbimin ushtarak në rezervë mbeten pa përkujdesje.
    Neni 10

    Kryerja e shërbimit ushtarak rezervist për shtetasit shqiptarë me dy shtetësi

    Shtetasit, që kanë edhe një shtetësi tjetër, krahas asaj shqiptare, mund të kryejnë shërbimin ushtarak rezervist, sipas përcaktimeve të marrëveshjeve dypalëshe mes vendeve përkatëse.

    Neni 11

    Të drejtat dhe detyrimet e ushtarakut në shërbimin rezervist

    Të drejtat dhe detyrimet e ushtarakut rezervist gjatë periudhës së aktivizimit të tij në shërbimin ushtarak rezervist janë të njëjta me ato të ushtarakut aktiv të Forcave të Armatosura.
    Ushtaraku i shërbimit në rezervë, kur nuk ka qenë pjesë e shërbimit aktiv kryen betimin ushtarak ditën e titullimit ushtar, nënoficer dhe oficer rezervist.
    Neni 12

    E drejta e ruajtjes së vendit të punës

    Shtetasi, i cili aktivizohet për kryerjen e shërbimit ushtarak rezervist, ka të drejtën e ruajtjes së vendit të punës kur ka marrë paraprakisht dakordësi me shkrim nga punëdhënësi ose titullari i institucionit për aktivizim në këtë shërbim.
    Kryerja e shërbimit ushtarak rezervist përbën shkak për pezullimin e nëpunësit civil nga shërbimi civil.
    Subjektet shtetërore dhe private janë të detyruara ta rikthejnë në vendin e mëparshëm të punës ose në një vend tjetër të barasvlershëm.
    Neni 13

    Plotësimi i njësive dhe reparteve të Forcave të Armatosura

    Plotësimi i njësive dhe reparteve të Forcave të Armatosura me ushtarakë rezervistë bëhet nga struktura përgjegjëse për rekrutim-mobilizimin, sipas kritereve të përcaktuara me rregullore të veçantë, të miratuar nga ministri i Mbrojtjes, me propozimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

    Neni 14

    Përjashtimet nga shërbimi ushtarak rezervist

    Përjashtohen nga pjesëmarrja në shërbimin ushtarak rezervist shtetasi që kryen detyrat e deputetit, ministrit, prefektit, kryetarit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, gjyqtarët, prokurorët, kryetarët e partive politike parlamentare, drejtuesit e institucioneve fetare, përfaqësuesi diplomatik ose konsullor, punonjësit e Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe shtetasi që ndodhet jashtë shtetit me studime ose për t’u kuruar dhe persona që nga ministritë ose institucionet e tjera qendrore përcaktohen si persona që kanë detyra të rëndësishme, ndërprerja e të cilave cenon sektorët jetikë të vendit.

    KREU II

    DETYRIMET E AUTORITETEVE PËRGJEGJËSE PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E SHËRBIMIT USHTARAK REZERVIST

    Neni 15

    Autoritetet përgjegjëse për rekrutim-mobilizimin dhe organizimin e shërbimit ushtarak rezervist

    Autoritetet përgjegjëse për organizimin dhe funksionimin e shërbimit ushtarak rezervist janë:

    a) ministri i Mbrojtjes;
    b) shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura;
    c) njësitë e vetëqeverisjes vendore;
    ç) komandat e forcave dhe ato mbështetëse;

    d) Qendra e Personel-Rekrutimit;
    Neni 16

    Ministri i Mbrojtjes

    Ministri i Mbrojtjes për organizimin dhe funksionimin e shërbimit ushtarak rezervist ka këto detyra dhe përgjegjësi:

    a) I propozon Këshillit të Ministrave kriteret, procedurat e pranimit, titullimit e të gradimit të ushtarakut në shërbimin ushtarak rezervist, sipas pikës 3, të nenit 7, të këtij ligji;
    b) Propozon normat dhe afatet e përdorimit të uniformës ushtarake që përdoren në shërbimin ushtarak rezervist, të cilat miratohen nga Këshilli i Ministrave;
    c) Propozon kriteret dhe masën e kompensimit financiar për subjektet private për periudhën e aktivizimit të ushtarakut në shërbimin ushtarak rezervist, të cilat miratohen nga Këshilli i Ministrave;
    ç) Miraton, me propozim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, rregulloren përkatëse për përcaktimin e kritereve e të përgjegjësive të strukturave ushtarake për plotësimin e njësive dhe reparteve të Forcave të Armatosura me ushtarakë rezervistë;

    d) Miraton, me propozim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, planin vjetor të rekrutim-mobilizimit të personelit të shërbimit ushtarak rezervist dhe planin vjetor të aktivizimit të forcave rezerviste për zhvillimin e stërvitjeve e të veprimtarive të tjera;
    dh) Miraton, me propozim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, konceptin për organizimin dhe përdorimin e forcës rezerviste;
    e) Miraton, me propozim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, rregulloren e përdorimit të uniformave, shenjave dhe simboleve ushtarake që përdoren në shërbimin ushtarak rezervist;
    ë) Nënshkruan ose delegon kompetencat dhe përgjegjësitë për nënshkrimin e marrëveshjeve ose kontratave të huas me subjektet private dhe kontratave të huapërdorjes me subjektet publike pronare të tyre, ku përcaktohen detyrimet e palëve;

    f) Miraton, me propozim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, modelet e dokumentacionit për evidentimin, identifikimin dhe përpunimin e të dhënave të shërbimit ushtarak rezervist që administrohet në Qendrën e Personel-Rekrutimit dhe në strukturat e tjera të Forcave të Armatosura.
    Neni 17

    Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura

    Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ka këto detyra dhe përgjegjësi:

    a) Bashkëpunon me autoritetet civile për organizimin dhe funksionimin e shërbimit ushtarak rezervist;
    b) Propozon modelin, normat dhe afatet e përdorimit të uniformës, shenjave dhe simboleve ushtarake që përdoren në shërbimin ushtarak rezervist;
    c) Zhvillimin e koncepteve për organizimin dhe funksionimin e shërbimit ushtarak rezervist.
    Neni 18

    Bashkëpunimi me ministrin përgjegjës për shëndetësinë

    Ministri i Mbrojtjes, në bashkëpunim me ministrin përgjegjës për shëndetësinë, miraton rregulloren e aftësive fizike e shëndetësore të shtetasit dhe ushtarakut në rezervë për efekt të pranimit të tyre në shërbimin ushtarak rezervist.

    Neni 19

    Bashkëpunimi me ministrin përgjegjës për çështjet e drejtësisë

    Ministri përgjegjës për çështjet e drejtësisë, nëpërmjet strukturave përkatëse, njofton Qendrën e Personel-Rekrutimit për statusin e gjendjes gjyqësore të ushtarakut në shërbimin në rezervë, kur ai është i dënuar me heqje lirie, brenda 15 ditëve nga dita kur ka marrë formë të prerë vendimi i gjykatës.

    Neni 20

    Bashkëpunimi me ministrin përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike

    Ministri përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, nëpërmjet strukturave përkatëse për gjendjen civile dhe çështjet e kufirit e të migracionit, njofton ndryshimet në regjistrin e gjendjes civile në lidhje me ndryshimin e shtetësisë, çregjistrim për shkak të vdekjes, adresat e banimit, si dhe largimin nga territori i Republikës së Shqipërisë të ushtarakëve të shërbimit në rezervë, brenda 15 ditëve nga dita e dërgimit të kërkesës nga struktura përkatëse.

    Neni 21

    Detyrimet e organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore

    Njësitë e vetëqeverisjes vendore marrin masa për lajmërimin e shtetasit që thirret për t’u aktivizuar në shërbimin ushtarak rezervist, sipas listës së dërguar nga Qendra e Personel- Rekrutimit dhe strukturat e tjera ushtarake.

    Neni 22

    Detyrimet dhe përgjegjësitë e komandave të forcave dhe strukturave mbështetëse

    Komandat e forcave, strukturat mbështetëse dhe strukturat e tjera të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për organizimin dhe funksionimin e shërbimit ushtarak rezervist në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ushtrojnë detyra dhe përgjegjësi të përcaktuara me rregullore të veçantë, të miratuar nga ministri i Mbrojtjes.

    Neni 23

    Përgjegjësitë e Qendrës së Personel-Rekrutimit

    Qendra e Personel-Rekrutimit ka këto detyra dhe përgjegjësi:

    a) Zbaton planin e rekrutim-mobilizimit të personelit të shërbimit ushtarak rezervist për zhvillimin e stërvitjeve dhe të veprimtarive të tjera;
    b) Përgjigjet për sigurimin e personelit të nevojshëm për shërbimin ushtarak rezervist dhe plotësimin e njësive e të reparteve të Forcave të Armatosura me personel rezervist;
    c) Përgjigjet për hartimin dhe përditësimin e listës emërore të personelit në shërbimin ushtarak rezervist, brenda muajit janar të çdo viti;
    ç) Realizon, në bashkëpunim me strukturat e tjera përgjegjëse, lajmërimin e ushtarakëve të shërbimit ushtarak rezervist, në rast aktivizimi, stërvitjeje dhe mobilizimi;

    d) Nënshkruan kontratat përkatëse me personelin e përzgjedhur për shërbimin ushtarak rezervist;
    dh) Propozon te shefi i Shtabit të Përgjithshëm modelet e dokumentacionit për evidentimin, identifikimin dhe përpunimin e të dhënave të shërbimit ushtarak rezervist që administrohet në Qendrën e Personel-Rekrutimit dhe në strukturat e tjera të Forcave të Armatosura.
    Neni 24

    Subjektet shtetërore dhe private

    Subjektet shtetërore dhe private, në çdo rast kur njoftohen apo kur u kërkohet nga autoritetet përgjegjëse për shërbimin ushtarak rezervist në Forcat e Armatosura, janë të detyruara t’u japin leje në afatin dhe periudhën e kërkuar punëmarrësve të tyre, pa krijuar pengesa apo vonesa.

    Neni 25

    Komisionet mjekësore të kontrollit të aftësive për shërbimin ushtarak rezervist

    Për kontrollin e aftësive të shtetasit për pranim në shërbimin ushtarak rezervist, në strukturën mjekësore ushtarake të Forcave të Armatosura krijohet komisioni mjekësor i kontrollit të aftësive fizike e shëndetësore.
    Qendra e Personel-Rekrutimit dërgon paraprakisht pranë strukturës mjekësore ushtarake të Forcave të Armatosura listën e personelit ushtarak që do të kontrollohet për efekt të aktivizimit të tyre në shërbimin ushtarak rezervist.
    Përbërja e komisioneve, detyrat dhe përgjegjësitë përcaktohen në rregulloren e aftësive fizike e shëndetësore të ushtarakut, të miratuar nga ministri i Mbrojtjes dhe ministri përgjegjës për çështjet e shëndetësisë.
    Neni 26

    Marrja në evidencë e ushtarakut të shërbimit në rezervë

    Evidentimi i ushtarakëve të shërbimit në rezervë, si burime njerëzore për kryerjen e detyrimit të shërbimit ushtarak rezervist, realizohet nga Qendra e Personel-Rekrutimit.
    Qendra e Personel-Rekrutimit merr në evidencë ushtarakët e Forcave të Armatosura që dalin në rezervë nga shërbimi aktiv dhe shtetasit që pranohen në shërbimin ushtarak në rezervë.
    Neni 27

    Heqja e shtetasit nga evidenca ushtarake

    Ushtaraku i shërbimit në rezervë hiqet nga evidenca ushtarake në rastet kur:

    a) deklarohet i paaftë për shërbim ushtarak në rezervë me vendim të komisionit mjekësor;
    b) mbush moshën e përcaktuar sipas nenit 6, të këtij ligji;
    c) lë shtetësinë shqiptare;
    ç) vdes;

    d) përfundon kontratën e shërbimit rezervist.
    Neni 28

    Detyrimet e ushtarakut në rezervë dhe rezervist për efekt të evidencës ushtarake

    Ushtaraku në rezervë, si dhe shtetasi që pranohet rishtas në shërbimin ushtarak rezervist ka detyrimin të njoftojë Qendrën e Personel-Rekrutimit për të dhënat e tij të kontaktit (adresën e vendbanimit brenda vendit, numrin e telefonit, adresën elektronike, e-mail-in etj.), fillimin e studimeve në institucionet e arsimit të lartë brenda ose jashtë vendit, si dhe ndryshimet përkatëse.
    Ushtaraku në rezervë, si dhe shtetasi, i cili pranohet rishtas në shërbimin ushtarak rezervist, i cili largohet jashtë shtetit mbi 6 muaj, është i detyruar të njoftojë Qendrën e Personel-Rekrutimit për të bërë shënimet përkatëse në evidencën e shërbimit ushtarak në rezervë.
    Neni 29

    Detyrimet në rast aktivizimi të ushtarakut të shërbimit në rezervë

    Ushtaraku në shërbimin në rezervë, i cili ka detyrimin për aktivizim në shërbimin ushtarak rezervist, kur lajmërohet me fletëthirrje për të marrë pjesë në stërvitje, operacion ose mision me marrjen e lajmërimit për mobilizim/aktivizim, detyrohet të paraqitet në Qendrën e Personel-Rekrutimit ose në strukturën ku është caktuar.
    Ushtaraku në shërbimin në rezervë, në rast të pamundësisë së paraqitjes për arsye të forcës madhore ose fatkeqësive familjare, me të marrë njoftim, vë në dijeni, në vendin e kohën e caktuar, Qendrën e Personel-Rekrutimit ose strukturën ku është caktuar.
    Neni 30

    Kundërvajtjet administrative

    Shmangia e ushtarakut rezervist nga detyrimet në fushën e evidencës ushtarake ose nga pjesëmarrja në stërvitje, trajnime dhe operacione të ndryshme ushtarake brenda dhe jashtë vendit, kur nuk përbën vepër penale, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 10 000 deri në 50 000 lekë.
    Subjektet shtetërore dhe private që nuk përmbushin detyrimet, sipas pikës 3, të nenit 12, të këtij ligji, ndëshkohen me gjobë, në masën e 20-fishit të pagës minimale mujore në shkallë vendi.
    Pranë Qendrës së Personel-Rekrutimit, për shqyrtimin e shkeljeve që përbëjnë kundërvajtje administrative, krijohet Komisioni i Shqyrtimit të Kundërvajtjeve Administrative.
    Rregullorja për funksionimin dhe përbërja e Komisionit të Shqyrtimit të Kundërvajtjeve Administrative, parashikuar në pikën 3, të këtij neni, miratohet me urdhër të ministrit të Mbrojtjes.
    Neni 31

    Shqyrtimi i kundërvajtjes administrative, ankimi dhe ekzekutimi i gjobës

    Shqyrtimi i kundërvajtjeve administrative bëhet në përputhje me dispozitat e ligjit nr.10 279, datë 20.5.2010, “Për kundërvajtjet administrative”, dhe Kodit të Procedurave Administrative.
    Kundër vendimit për kundërvajtjen administrative, të marrë nga Komisioni i Shqyrtimit të Kundërvajtjeve Administrative, mund të bëhet ankim në gjykatë.
    Vendimi i komisionit është titull ekzekutiv dhe për ekzekutimin e vendimit të kundërvajtjes administrative ngarkohet shërbimi përmbarimor.
    Neni 32

    Nxjerrja e akteve nënligjore

    Ngarkohet Këshilli i Ministrave, që, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji., të nxjerrë aktet nënligjore, në zbatim të pikës 3, të nenit 7, dhe të shkronjave “b” dhe “c”, të nenit 16, të këtij ligji.
    Ngarkohet ministri i Mbrojtjes, që, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore, në zbatim të pikës 2, të nenit 6, të pikës 5, të nenit 8, të nenit 13, të shkronjave “ç”, “d”, “dh”, “e” dhe “f”, të pikës 1, të nenit 16, të nenit 22 dhe të pikës 4, të nenit 30, të këtij ligji.
    Ngarkohen ministri i Mbrojtjes dhe ministri përgjegjës për shëndetësinë, që, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrin aktin nënligjor, në zbatim të nenit 18, dhe të pikës 3, të nenit 25, të këtij ligji.
    Neni 33

    Shfuqizimet

    Në ligjin nr.9047, datë 10.7.2003, “Për shërbimin ushtarak në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, pika 4, e nenit 2, pika 3, e nenit 5, pika 3, e nenit 9, pikat 2 dhe 3, të nenit 10, nenet 24, 25, fjala “… rezervist …” në pikën 1, si dhe togfjalëshi “… dhe lajmërimin e rezervistëve …” në pikën 2, të nenit 27, togfjalëshi “… ose rezervist …” në pikën 2, të nenit 33, pika 3, e nenit 39, si dhe çdo dispozitë tjetër, që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.

    Neni 34

    Hyrja në fuqi

    Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

    K R Y E T A R I

    ELISA SPIROPALI

  • Tragjedi në vendin me mijëra shqiptarë, vd*esin 4 të rinj

    Tragjedi në vendin me mijëra shqiptarë, vd*esin 4 të rinj

    Një aksident i rëndë tragjik, u ka marrë jetën 4 të rinjve mesnatën mesnatën e djeshme, ne Nuoro të Italisë. Ngjarja ka ndodhur në periferi të Fonni, kur 4 të rinjtë që udhëtonin me një Fiat Punto, kanë dalë nga rruga në një kthesë të fortë dhe ranë në një skarpatë.

    Ekipet e ndihmës së shpejtë shkuan menjëherë pasi morën njoftimin, por nuk mundën të bënin asgjë për të rinjtë e moshës 17-20-vjeç, të cilët kishin marrë plagë të rënda, shkruan A2.

    Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që ka tronditur të gjithë qytetin e Fonnit.

  • Kjo është Flutura Basha, iu mor jeta dje pa pasur pikën më të vogël të fajit, kur do marr FUND ky tm*err në Shqipëri?

    Kjo është Flutura Basha, iu mor jeta dje pa pasur pikën më të vogël të fajit, kur do marr FUND ky tm*err në Shqipëri?

    Flutura Basha është 56-vjeçarja që humbi jetën padrejtësisht në atentatin e ndodhur ditën e djeshme në Dobraç të Shkodrës. 

    Ajo ishte duke udhëtuar me motor së bashku me bashkëshortin e saj Bashkimin, kur makina e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit humbi kontrollin pas një atentati të armatosur. Përplasja ishte fatale për Flutrën, ndërsa bashkëshorti i saj është në spital në gjendje kritike.

    Atentati pak metra larg shtëpisë së tyre ndodhi kur ata po ktheheshin nga puna. Bashkimi punon si marangoz, ndërsa bashkëshortja, si nënë e 3 fëmijëve e ndihmonte me punët që kishte.

    Familjarët kanë qelur dyert e mortit për 56-vjeçaren që lë jetimë 3 fëmijë të mitur dhe bashkëshortin në luftë me jetën. 

    Atentati ndaj Hamza Licit, vëllai i Ibrahim Licit, dhe Arlind Bushati, djali i politikanit Xhemal Bushati, tregon nivelin e rrezikshëm të dhunës kriminale në vend. Kjo ngjarje jo vetëm që ka marrë jetën e një gruaje të pafajshme, por gjithashtu ngre shqetësime të mëdha për sigurinë publike dhe ndikimin e krimit të organizuar në jetën e qytetarëve.

  • LAJM FANTASTIK! PAS KËTIJ LAJMI DO TË FILLONI TË HANI FASULE ÇDO DITË

    LAJM FANTASTIK! PAS KËTIJ LAJMI DO TË FILLONI TË HANI FASULE ÇDO DITË

    FASULET JANË SHUMË POPULLORE NË SHUMË KULTURA DHE JANË USHQIM BAZË NË KUZHINËN MEKSIKANE, BRAZILIANE, KUBANE DHE ATË DOMENIKANE.

    U PREZANTUAN NË EVROPË NË SHEKULLIN E 15-TË NGA SPANJOLLËT.
    SOT PRODHUESIT MË TË MËDHENJ TË FASULEVE TË ZEZA JANË INDIA DHE BRAZILI.
    FASULET E ZEZA, USHQIMI MË EKZOTIK QË MBAN NË FORMË PERUANËT E KOLUMBIANËT E QË ËSHTË AQ I DASHUR NGA AMERIKANËT E TANI PO PREFEROHEN GJITHNJË E MË SHUMË EDHE NGA SHQIPTARËT.

    SIPAS STUDIMEVE TË FUNDIT FASULET E ZEZA JANË LEGUME SUPER PËR TRAKTIN DIGJESTIV
    KULTURA E FUTJES SË FASULEVE TË ZEZA NË UJË ËSHTË E PRANISHME NË SHUMË VENDE DHE SIPAS DIETOLOGËVE KJO ËSHTË NJË MËNYRË PËR SHTIMIN E PËRFITIMEVE TEK TO. NË BRAZIL, NJË VEND QË SË BASHKU ME INDINË RRISIN MË SHUMË FASULE TË ZEZA SE ÇDO VEND TJETËR NË BOTË- FASULET ZËNË NJË VEND SHUMË TË VEÇANTË.
    BRAZILIANËT HANË FASULE TË ZEZA TË PAKTËN NJË HERË NË DITË. STUDIMET E FUNDIT KANË DËSHMUAR SE FASULET ULIN RISKUN PËR DIABET TË TIPIT 2, MBAJNË LARG SËMUNDJET KARDIOVASKULARE DHE PARANDALOJNË DISA LLOJE KANCERI.

    QË SHQIPTARËT I DUAN SHUMË FASULET, KY ËSHTË NJË FAKT QË DIHET TASHMË.
    LIDHJA ME KËTË PERIME ËSHTË AQ E LASHTË SAQË ËSHTË E VËSHTIRË TË GJESH ZANAFILLËN E TYRE NË VENDIN TONË. FASULET JANË USHQIMI KRYESOR NË TRYEZAT E AMVISAVE SHQIPTARE.
    MESATARISHT SHQIPTARËT KONSUMOJNË 5-6 KILOGRAMË PËR FRYMË NË VIT, DUKE I KAPËRCYER TË GJITHA VENDET E BASHKIMIT EUOPIAN PËR NGA NIVELI I KONSUMIT. SHQIPËRIA RENDITET NË VENDIN E 87-TË NË BOTË PËR EKSPORTET E FASULES. KORÇA ËSHTË RAJONI QË PO KULTIVON MË SHUMË FASULEN E ZEZË DHE E KANË LIDHUR MË SHUMË SE KURRË FATIN E TYRE ME SHIJEN KULINARE TË PERUANËVE, KUBANEZËVE E AMERIKANËVE QË PREFEROJNË KËTË BISHTAJORE ME NGJYRË.
    FASULET E ZEZA JANË TË SHKËLQYERA PËR SHËNDETIN E TRAKTIT DIGJESTIV.

    PROTEINAT DHE FIBRAT KALOJNË PËRMES TRAKTIT DIGJESTIV MË NGADALË SE USHQIMET E TJERA ME SHEQER. RREGULLOJNË NIVELIN E SHEQERIT NË GJAK DHE I BËJNË MIRË ZEMRËS. FASULET E ZEZA DUHET T’I RUANI NË NJË ENË TË MBYLLUR NË AMBIENT TË FRESKËT DHE TË ERRËT. QË TË GATUHEN MË SHPEJT VENDOSINI NË UJË NJË NATË MË PARË.
    MËNYRA MË E MIRE PËR TË GATUAR FASULET E ZEZA ËSHTË TENXHERJA ME PRESION. ATO JANË NJË BURIM I MIRË I HEKURIT ME PËRMBAJTJE TË LARTË ANTIOKSIDANTËSH, SIPAS MJEKËSISË TRADICIONALE KINEZE.
    FASULET E ZEZA SHIHEN SI USHQIM QË RUAJNË FRESKINË DHE ENERGJINË TEK NJERËZIT, SIDOMOS PËR GRATË. FASULET E ZEZA JANË SHUMË TË SHËNDETSHME PËR GRATË SHTATËZËNA DHE PËR FETUSIN. NGA PIKËPAMJA E MJEKËSISË MODERNE, FASULET PËRMBAJNË SHUMË AMINOACIDE, KALCIUM DHE ELEMENTE TË TJERË USHQYES TË CILËT JANË TË DOMOSDOSHËM PËR DETOKSIFIKIMIN E ORGANIZMIT DHE ULIN HIPERTENSIONIN DUKE QENË SE JANË TË PASURA ME PROTEINA, JANË NJË ZËVENDËSUES SHUMË I MIRË PËR MISHIN NË RAST SE JENI VEGJETARIANË.
    FIBRAT TEK FASULET DO T’JU MBUSHIN ME ENERGJI.

    ATO PËRMBAJNË ACIDIE YNDYRORE OMEGA 3, QË SHËRBEN KUNDËR PLAKJES DHE PËRMIRËSON SHËNDETIN E ZEMRËS. FASULET E ZEZA JANË TË PASURA ME ANTIOKSIDANTIN “ANTOCIANIN” – QË NDODHET EDHE TEK BORONICA. STUDIMET TREGOJNË QË SA MË MË E ERRËT TË JETË FASULJA, AQ MË E LARTË ËSHTË SASIA E ANTIOKSIDANTËVE. DHE KJO NË FAKT VLEN DHE PËR USHQIMET E TJERA, PËRFSHI ORIZIN E ZI, KUMBULLAT E ZEZA, ÇDOKOLLATËN E ZEZË, FIQTË ETJ. FASULJA E ZEZË ËSHTË BAZË PËR SHUMË DIETA NË MBARË BOTËN, E PO ASHTU ËSHTË NJË USHQIM JO I SHTRENJTË, PASI QË PËRMBAN PREPARATE QË JU HUMBIN NË PESHË DHE NUTRIENTE. FASULET JANË TË PASURA ME NUTRIENTE ESENCIALE, KU NJË GOTË ME FASULE TË ZEZA PËRMBAN FIBRA (59.8 PËR QIND E DOZAVE TË REKOMANDUARA PËR NJË DITË), PROTEINA (30.4 PËR QIND), HEKUR (20 PËR QIND), FOLATE (64 PËR QIND), MAGNEZ (30.1 PËR QIND), MANGAN (38 PËR QIND), MOLIBDEN (172 PËR QIND), FOSFOR (24 PËR QIND), TRIPTOFAN (56.2 PËR QIND) DHE VITAMINA B1 (28 PËR QIND). FIBRAT E TRETSHME, ME TË CILAT ËSHTË E PASUR FASULJA E ZEZË, ËSHTË VËRTETUAR SE REDUKTON KOLESTEROLIN.

    NË FAKT, STUDIMET KANË VËRTETUAR SE KONSUMIMI I FASULEVE TË ZEZA REDUKTON NIVELIN E KOLESTEROLIT TË KEQ, DUKE SHTUAR NIVELIN E KOLESTEROLIT TË MIRË. FASULET PO ASHTU JANË TË PASURA ME FITONUTRIENTE, TË CILAT TANI CILËSOHEN SI SHUMË TË SHËNDETSHME. NË BAZË TË NJË STUDIMI NGA DEPARTAMENTI AMERIKAN, TRI NGA KATËR USHQIMET MË TË PASURA ME ANTIOKSIDUES JANË FASULET. NJË TJETËR STUDIM, QË ËSHTË BËRË NGA UNIVERSITETI NË KOLORADO, KA ZBULUAR SE FASULET E KUQE JANË TË PASURA ME ANTIOKSIDANTË, PËRDERISA FASULJA E ZEZË U RENDIT E DYTA. ANTIOKSIDANTËT LARGOJNË RADIKALET E LIRA NGA TRUPI DHE BESOHET SE ULIN RREZIKUN NGA SËMUNDJET KRONIKE DHE NGADALËSOJNË EFEKTIN E PLAKJES. FASULET E ZEZA JANË TË PASURA ME SHUMË ANTIOKSIDUES, PRANDAJ EDHE ULIN RREZIKUN PËR T’U PREKUR NGA DIABETI, MBIPESHA, SËMUNDJET DEGJENERUESE DHE LLOJE TË NDRYSHME TË KANCERIT.

  • Vendi me mijëra shqiptarë tron*ditet nga tërmeti me magnitudë 6 ballë, ja ku ishte epiqendra

    Vendi me mijëra shqiptarë tron*ditet nga tërmeti me magnitudë 6 ballë, ja ku ishte epiqendra

    Një tërmet i fortë me magnitudë 6 ballë ka ndodhur në orën 13:15 të së mërkurës (me orën lokale) në zonën detare në brigjet e Oregonit në SHBA.

    Sipas Shërbimit Gjeologjik i SHBA-së (USGS), epiqendra e tërmetit ndodhet 279 kilometra në perëndim të qytetit të Bandon dhe thellësia fokale llogaritet në rreth 10 kilometra.

    Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo për dëm materiale deri më tani. Sakaq autoritetet theksuan se nuk ka rrezik për cunami.

  • Plane për fundjavë? Ja çfarë moti pritet deri të dielën sipas sinoptikanes

    Plane për fundjavë? Ja çfarë moti pritet deri të dielën sipas sinoptikanes

    Sipas sinoptikanes per tre ditet ne vijim, ruhet tabloja sinoptike e motit te kthjellet,

    nuk priten reshje ne territor ndersa termometri pritet te shkoje min 5 dhe maksimumi 26 grade celcius.

  • Arti shqiptar në zi! Mbyll sytë përgjithmonë historiania e njohur

    Arti shqiptar në zi! Mbyll sytë përgjithmonë historiania e njohur

    Është ndarë nga jeta Parashqevi Sahatçi, historiane, etnografe dhe koleksioniste e njohur

    Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i bashkisë, Ervin Demo përmes një postimi në rrjetet sociale.

    “Berati humbi sot një figurë të shquar, “Zonjën e Fotografisë”, koleksionisten dhe historianen Parashqevi Sahatçi ( Salepi).

    Dashuria për qytetin e saj, Beratin, i ngjizi edhe pasionin për fotografinë, duke përjetësuar me shkrepjet e aparatit dhe koleksionin e saj të fotove, ngjarje të jetës shoqërore, politike dhe kulturore të Beratit.

    Falë koleksionit të pasur të Mjeshtres së Madhe Parashqevi Sahatçi dhe publikimeve, kemi sot një album të pasur të memories historike të qytetit.

    Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të dashur dhe nderim për veprën e saj të përjetshme”, shkruan Ervin Demo në Facebook.

    Në qytetin e Beratit ajo njihej si një mësuese mjaft e dashur për brezat me radhë që ka edukuar në qytetin e “një mbi një dritareve”, ndaj edhe ndryshe njihet si Parashqevia e Beratit.

    Në vitin 1979 është vlerësuar me titullin: “Naim Frashëri” historiane dhe etnografe dhe në vitin 1990 është vlerësuar me “Medalje per shërbime shtetërore dhe shoqërore”.

    Ndërsa në 2017 mori titullin më të lartë të nderit “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.