Dhimbje e madhe! Ky është 26-vjeçari Enea Themollari, v*ktimë e shpërthimit të tritolit ndaj motrave Nikolli në Elbasan

Personi që shihni në foto është 26-vjeçari Enea Themollari, viktima e pafajshme e një shpërthimi me tritol që ndodhi në më 14 Korrik në qytetin e Elbasanit.

Ai ishte fqinj i motrave Xhovana dhe Alda Nikolli, të cilat ishin shënjestër e atentatit me tritol të regjistruar në orët e para të mëngjesit të 14 Korrikut.

U plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, ndërron jetë 26-vjeçari Enea Themollari
Enea Themollari, ishte duke shkuar në tualet në momentin që ndodhi shpërthimi me tritol, dhe si pasojë e shpërthimit të fortë, dera e banesës së tij u shemb dhe i shkaktoi dëmtime të rënda në kokë.

Për rreth 3 muaj, ai u mbajt në reanimacionin e spiralit të Traumës në Tiranë, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk mundi që të mbijetonte.

Familja është në shok nga kjo humbje e parakohshme, aq më tepër në rrethana të tilla, ku djali i tyre ishte tërësisht i pafajshëm, dhe pa asnjë lidhje me ngjarjet e motrave Nikolli.

Pak kohë më parë, babai i Eneas kishte bërë apel për ndihmë, duke kërkuar ndërhyrjen e mjekëve për të shpëtuar të birin, i cili ishte në intubim.

“Djali është në intubim, është dëmtuar në kokë, i ra dera në kokë”, thoshte ai mes lotësh, duke shpresuar për një mrekulli që fatkeqësisht nuk ndodhi.

Motrat Nikolli janë nga Lezha, por ishin shpërngulur në banesë me qira në Elbasan. Ato akuzojnë drejt për drejt të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani për këtë krim.

Alda Nikolli, pretendon se ishte e lidhur me Nuredin Dumanin, ndërkohë që ky i fundit kishte njëkohësisht të dashur dhe Mirjete Hajdinajn nga Kosova. Kur e ka marrë vesh kjo e fundit, sipas Aldës, ai i ka kërcënuar deri sa dhe kreu krimin e rëndë me tritol.

Alda Nikolli, ka publikuar edhe fotot se si fliste me skype me Nuredin Dumanin nga qelia e burgut. Ndërkohë, motra e saj, Xhovana Nikolli është e lidhur me të penduarin tjetër të drejtësisë, Amarildo Nikolli alias Xhanej dhe pretendon se Dumani e ka rrahur këtë të fundit, pasi ndodhen në të njëjtin burg.

Deri më tani, kjo ngjarje mbetet e pazbardhur dhe me asnjë person të arrestuar nga Policia e Elbasanit.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes