Aktiviteti masave ajrore të thata me origjinë perëndimore do të bëjë që vendi ynë edhe për këtë javë të vijojë me kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësirat kalimtare.
Era për pjesën më të madhe të ditëve do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 2-7 m/s ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-15m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë. Mjegulla e dendur lokale dhe mjegullina do të jetë prezente në orët e para të ditës kryesisht në zonat luginore.