“Dimër i ftohtë”/ Ndryshimi drastik i motit, sinoptikania befason: Deri në Shkurt do..

Sinoptikanja Lajda Porja paralajmëroi se gjatë muajit nëntor duhet të jemi të përgatitur për fenomene ekstreme që nënkuptojnë shkallë më të lartë agresiviteti të reshjeve të shiut.

“Është faktori reshje, por tashmë ne duhet të jemi të përgatitur për fenomenet ekstreme. Ka një shkallë agresiviteti më të lartë, reshjet janë në një shpërndarje homogjene, por ka një shpërndarje krejtësisht të ndryshme, kështu që na presin përgjatë Nëntorit”, tha Porja.

Për sa i përket dimrit që po afron, Porja tha se ky dimër do të jetë më i ftohtë se ai i kaluari.

Lajda Porja: “Ky dimër nëse do të bëjmë krahasimin me dimrin e shkuar do i afrohet parametrave klimatikë, që do të thotë do të kemi ditë të ftohta sepse aktualisht ka startuar “Lanjinia”, është e kundërta e “Elinjios”, ka startuar në fundin e Shtatorit dhe pritet të jetë prezent deri në Shkurt që do të thotë se një pjesë e mirë e globit do të përjetojë periudha të shkurtra, por të acarta. Ky dimër do të jetë relativisht më i ftohtë se dimrin e kaluar”